• e diel, 22 dhjetor 2024

Stoltenberg: Ndihma për Ukrainën duhet të mbetet të paktën 40 miliardë euro në vit

Stoltenberg: Ndihma për Ukrainën duhet të mbetet të paktën 40 miliardë euro në vit

Pragë, 31 maj 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot në Forumin dyditorë të NATO-s për mbështetjen afatgjate për Ukrainën e cila mbahet në Pragë u bëri thirrje shefave të diplomacisë së Aleancës të angazhojnë vendet e tyre për të mbajtur ndihmën ushtarake vjetore për Kievin në një minimum prej 40 miliardë eurosh.

"Që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022, aleatët çdo vit kanë siguruar ndihmë ushtarake me vlerë rreth 40 miliardë euro për Ukrainën. Duhet të mbajmë të paktën këtë nivel mbështetje çdo vit për aq kohë sa është e nevojshme", deklaroi Stoltenberg. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR