• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg: NATO-ja po punon për dërgimin e më shumë sistemeve të mbrojtjes kundërajrore në Ukrainë

Stoltenberg: NATO-ja po punon për dërgimin e më shumë sistemeve të mbrojtjes kundërajrore në Ukrainë

 Kapri, 18 prill 2024 (MIA) - NATO-ja po punon në mundësinë për dërgimin të më shumë sistemeve të mbrojtjes kundërajrore në Ukrainë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

 "Kemi mbedhur të dhëna për sistemet e ndryshme të mbrojtjes kundërajrore që kemi në NATO dhe u fokusuam në sistemet 'Patriot'. Dhe ne po punojmë me aleatët për të siguruar që ata të ridrejtojnë disa nga sistemet e tyre në Ukrainë", deklaroi Stoltenbergu në ishullin italian të Kapri, ku mori pjesë në takim të ministrave të punëve të jashtme të G-7.

 "Zhvillojmë dialog me disa vende konkrete", shtoi ai, duke theksuar se çështja e sistemeve "Patriot" është vendimtare sepse është sistemi më i avancuar i mbrojtjes që Aleanca mund të sigurojë.

"Shtyrja e dorëzimit të mbrojtjes kundërajrore do të thotë se më shumë raketa ruse do të godasin objektivat e tyre në Ukrainë. Vonesa në dorëzimin e municioneve do të thotë se Rusia do të jetë në gjendje të shtyjë më shumë forca në vijën e frontit", shtoi ai. 

 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se ishte "i inkurajuar nga angazhimi dhe vendosmëria e aleatëve të NATO-s për ta mbështetur Ukrainën".

 Sipas tij, ka shenja inkurajuese se Kongresi amerikan mund së shpejti të zhbllokojë një paketë ndihme për Ukrainën në vlerë prej 60.84 miliardë dollarë.

 Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR