• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg për vizitë të paparalajmëruar në Kiev: Nuk e përmbushëm premtimin, por armët do të arrijnë në Ukrainë

Stoltenberg për vizitë të paparalajmëruar në Kiev: Nuk e përmbushëm premtimin, por armët do të arrijnë në Ukrainë

Kiev, 29 prill 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së sotme të pa paralajmëruar në Ukrainë deklaroi se vendet-anëtare të Aleancës nuk i plotësojnë premtimet e mbajtura për ndihmë ushtarake për Kievin në muajt e fundit, por premtuan se dërgesat e armëve dhe municioneve tani po rriten.

"Do të jem shumë i sinqertë me presidentin Zelenski dhe në parlament dhe do të them se në muajt e fundit aleatët e NATO-s nuk e kanë përmbushur atë që kemi premtuar. SHBA-ja shpenzoi gjashtë muaj për të rënë dakord me pakon, ndërsa aleatët evropian nuk kanë dorëzuar municionet që kishin premtuar. Por tani kam besim se gjërat do të ndryshojnë", tha Stoltenbergu në trenin që udhëtonte në Kiev.

Ai pastaj tha se pret të tjera "obligime të reja".

"Kjo do ta bëjë dallimin, pasi mungesa e armëve bëri ndryshimin", tha ai duke aluduar për dështimet në fushën e betejës së Ukrainës", transmetojnë mediat britanike.

Sekretari i NATO, gjithashtu deklaroi se "rusët paguan një çmim të lartë për përfitimet kufitare territoriale" dhe vlerësuan se Ukraina ende mund t'i "kthejë gjërat.

"Nuk është ende vonë që Ukraina të tejkalojë këtë dhe prandaj është shumë urgjente që aleatët e NATO-s të bëjnë atë që premtuan dhe t'i kthejnë ato angazhime në një dërgesë reale të armëve dhe municioneve", tha ai.

Stoltenbergu do të takohet me presidentin Volodimir Zelenski, ndërsa duhet të drejtohet dhe para parlamentit. Kjo është vizita e tij e tretë në Ukrainë që nga fillimi i luftës. rq/

Foto EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR