• e diel, 22 dhjetor 2024

Stoltenberg në Sarajevë: NATO-ja është e shqetësuar për retorikën secesioniste dhe ndikimin e jashtëm, veçanërisht të Rusisë

Stoltenberg në Sarajevë: NATO-ja është e shqetësuar për retorikën secesioniste dhe ndikimin e jashtëm, veçanërisht të Rusisë

Sarajevë, 20 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili në suaza të vizitës në Bosnja e Hercegovinë u takua me kryesuesen e Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Borjana Krishto (HDZ), dhe ministrat, tha se temë e bisedës ishte gjendja e sigurisë në vend dhe rajon.

"Jemi të shqetësuar për ndarjen secesioniste dhe retorikën, si dhe ndikimin e jashtëm, veçanërisht ndikimin e Rusisë. Kjo kërcënon të minojë stabilitetin dhe t'i dobësojë reformat. Të gjithë liderët duhet të punojnë në unitet dhe përparim", deklaroi Stoltenberg pas takimit me Krishton.

Ai tha se aleatët fuqishëm e mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së.

"Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne dhe jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë në këtë rajon. NATO-ja është e përkushtuar për stabilitet afatgjatë në vendin tuaj. Dhe kjo është arsyeja pse ne po thellojmë bashkëpunimin dhe dialogun tonë politik. Selia e NATO-s në Sarajevë ofron mbështetje për misionin e Bashkimit Evropian - Altea. NATO-ja dhe aleatët e saj mbeten plotësisht të përkushtuar ndaj suksesit të atij misioni dhe ne mirëpresim miratimin unanim të vazhdimit të misionit nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara," tha kreu i NATO-s në Sarajevë.

Ai shtoi se NATO-ja i mbështet përpjekjet reformuese të BeH-së, duke përfshirë edhe pakon për ndërtimin e aftësive mbrojtëse. Gjithashtu, i lavdëroi sukseset e BeH-së të arritura në rrugën evropiane të vendit.

"Kjo në  fakt do të forcojë aftësitë tuaja në përgjigje të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, mbrojtjes kibernetike." NATO-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur BeH-në në rrugën e saj euroatlantike. Çdo vend duhet të zgjedhë çështjet e veta të sigurisë pa ndërhyrje të jashtme", tha Stoltenberg. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR