• e diel, 22 dhjetor 2024

Stoltenberg: Në samitin e NATO-s në Vilnus, Ukrainës nuk do t’i ofrohet ftesë zyrtare për anëtarësim

Stoltenberg: Në samitin e NATO-s në Vilnus, Ukrainës nuk do t’i ofrohet ftesë zyrtare për anëtarësim

Berlin, 19 qershor 2023 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se liderët e Aleancës Veriatlantike nuk do ta ftojnë zyrtarisht Ukrainën që të bëhet anëtare e tyre, në samitin në Vilnus të Lituanisë më 11 dhe 12 korrik.

“Në samitin në Vilnus, por edhe gjatë përgatitjeve për samitin, nuk do të diskutojmë për ftesën zyrtare", deklaroi Stoltenberg pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Sholc në Berlin, transmetojnë mediat britanike.

Ai shtoi se liderët do të diskutojnë se si ta afrojnë Ukrainën drejt anëtarësimit në NATO.

Sekretari i përgjithshëm ka paralajmëruar se është kundër pranimit të statusit të konfliktit të ngrirë në Ukrainë.

“Duam fundin e luftës, por paqja nuk mund të nënkuptojë ngrirjen e konfliktit dhe pranimin e marrëveshjes të diktuar nga Rusia”, ka thënë Stoltenberg.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR