• e diel, 22 dhjetor 2024

Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së ndihmuari Rusinë në luftën kundër Ukrainës

Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së ndihmuari Rusinë në luftën kundër Ukrainës

Berlin, 25 prill 2024 (MIA) - Kina duhet të ndalojë së ndihmuari Rusinë në luftën kundër Ukrainës, nëse dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Perëndimin, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke vlerësuar se ndihma e Pekinit është "me rëndësi vitale" për forcat ruse. 

Ai theksoi se Kina më së shumti i ka ndihmuar Rusisë me atë që i ka siguruar teknologji të lartë siç janë gjysmëpërçuesit.

"Nga sasia e përgjithshme e elektronikës të cilën e ka importuar Rusia, 90 janë nga Kina dhe përdoren për prodhimin e raketave, tankeve dhe aeroplanëve. Kina gjithashtu punon në atë që t'i sigurojë Rusisë mundësi të përmirësuara satelitore dhe incizime", tha Stoltenberg. 

Ai vlerësoi se Kina nuk mund të ketë marrëdhënie të mira "në të dyja drejtimet". 

"Kina thotë se dëshiron marrëdhënie të mira me Perëndimin. Në të njëjtën kohë, Pekini vazhdon ta nxisë konfliktin më të madh të armatosur në Evropë nga Lufta e Dytë Botërore", tha Stoltenberg. 

Ai i paralajmëroi aleatët perëndimorë që të mos bëhen të varur nga Kina siç ishin nga Rusia. 

"Në të kaluarën bëmë gabim që u bëmë të varur nga nafta dhe gazi rus. Nuk guxojmë ta përsërisim atë gabim me Kinën. Të varemi nga paratë e saja, burimet, teknologjitë - varësitë na bëjnë të ndjeshëm", tha Stoltenberg. fc/

Fotografia: Arkvi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR