• e hënë, 23 dhjetor 2024
Stoltenberg: Eskalimi duhet të shmanget
"Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej kontesti për targat. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Eskalimi duhet të shmanget", ka shkruar Stoltenberg në Tuiter. Sot në Bruksel u mbajt takim trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Borrelit. Kryeministri Kurti e hodhi poshtë propozimin e BE-së për targat, ndërsa Serbia e pranoi. Propozimi i BE-së ishte që Kosova të mos e fillojë fazën e ndëshkimit, ndërsa Serbia të mos lëshojë targa KM. Kurti pas takimeve deklaroi se Borreli hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, që nga zëdhënësi për punë të jashtme të BE-së, Peter Stano u përgënjshtrua. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas kthimit nga Brukseli dhe mossuksesi i bisedimeve, në një fjalim drejtuar kombit sonte deklaroi se në bazë të të dhënave të inteligjencës, situata në veri të Kosovës është në prag të konfliktit dhe shtoi. se kërkesa e tij ndaj serbëve të Kosovës është që të përpiqen ta ruajnë paqen, për çka sonte caktoi takim me ta, por edhe me ministrin e Mbrojtjes Millosh Vuçeviq dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Milan Mojsiloviq. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR