• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stojkovski: Po vijojnë procedurat për liqenin "Mlladost" dhe avarinë në Gradsko

Stojkovski: Po vijojnë  procedurat për liqenin

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Drejtori i Inspektoratit Shtetërot të Mjedisit Jetësor, Sreten Stojkovski informoi sot se analizat nga mbikëqyrja inspektuese treguan se uji në Liqenin e Velesit "Mlladost" është i keq, ndërsa për avarinë në Centralin e biogazit në Gradsko pritet të dorëzohet te personi juridik.

"Është kryer mbikëqyrje inspektuese e të gjithë subjekteve juridike ekzistuese, si dhe i të gjithë sistemit kolektor. Janë bërë analiza që kanë rezultuar se uji për nga karakteristikat fizike dhe kimike nuk është i mirë, është i cilësisë së dobët dhe ndikon negativisht në mbijetesën e botës së gjallë në liqen dhe është i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve dhe nuk duhet të përdoret", theksoi Stojkovski pas prezantimit të raportit gjashtëmujor për punën e ISHMJ.

Për avarinë në Centralin e biogazit në Gradsko, shtoi se pritet që vendimi të dorëzohet te personi juridik.

"Gjatë kontrollit të datës 27 korrik, u konstatua se këto mbetje të lëngshme, të cilat përdoren si pleh në veprimtari bujqësore, janë transportuar në një parcelë fqinje pa leje, është bërë laguna dhe është thyer, pra plehrat e lëngëta kanë rrjedhur në parcelat fqinje dhe në lumin Vardar. Sipas Ligjit për mjedisin jetësor, për këtë kundërvajtje është paraparë sanksion prej 110 deri në 120 mijë euro për personin juridik që është tregtar i ndërmjetëm dhe 6 mijë euro për personin përgjegjës. Inspektori përgatit procesverbal dhe pritet që procesverbalin dhe vendimin t'ia dorëzojë personit juridik", tha Stojkovski.

Mbikëqyrja në Centralin e biogazit në Gradsko pasoi pasi dy ditë më parë në Vardar kanë rrjedhur sasi të mëdha të plehut të lëngshëm, i cili ka shkaktuar murtajë të madhe të peshqve.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me stacionet matëse të cilët nuk funksionojnë një kohë të gjatë, Stojkovski u përgjigj se nuk janë kompetentë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR