• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stojkovski: ISHMJ vepron ekskluzivisht sipas orientimeve të MMJPH në sferën e cilësisë së ajrit, të cilat janë raportet e vetme zyrtare në shtet

Stojkovski: ISHMJ vepron ekskluzivisht sipas orientimeve të MMJPH në sferën e cilësisë së ajrit, të cilat janë raportet e vetme zyrtare në shtet

Shkup, 5 janar 2024 (MIA) - Të dhënat e përqendrimeve mesatare ditore të dioksidit të squfurit, dioskidit të azotit, monoksid karbonit dhe ozonit ishin në kuadër të kufirit të vlerës në të gjitha vendet matëse në shtet, ndërsa të dhënat e përqendrimeve të mesme ditore të grimcave të suspenduara me dimension deri 10 mikrometra, kanë qenë mbi kornizat e kufirit të vlerës në vendet matëse Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe, Rektorat, Gjorçe Petrov, Milladinoci, Manastir 2, Kërçovë, Tetovë, Gostivar, Prilep, Ohër, Veles 2, Kavadar, Strumicë dhe Berovë, informoi drejtori i Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, Sreten Stojkovski në konferencën e sotme për shtyp.   

Ai potencoi se Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor vepron ekskluzivisht sipas orientimeve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në sferën e cilësisë së ajrit ambiental, të cilat janë raporte të vetme zyrtare në shtet.

Stojkovski informoi se gjatë matjes së kryer të përqendrimeve të pluhurit me madhësi të grimcave nga 10 µm (РМ 10) që emetohen në mjedisin jetësor, në ditët 18 dhe 19 dhjetor 2023, nga laboratori i akredituar për mjedis jetësor Euromak - Kontroll SHPK Shkup, matjet kanë qenë në kufi të vlerave të lejuara.

Drejtori tha se SHA IGM Strumicë më 19 dhjetor 2023 me laboratori të akredituar për mjedis të jetesës EUROMAK Kontroll SHPK Shkup kanë kryer matje dhe analizë të përqendrimeve të substancave ndotëse dhe grimcave të forta (oxhak/emiter) që emetohen në mjedisin jetësor gjatë punës së furrës në tunel në SHA IGM Elenicë dhe rezultatet nga matjet e kryera nga laboratori i akredituar për mjedis jetësor ende nuk janë dorëzuar deri te SHA IGM Elenicë Strumicë. Ai shtoi se nga 29 dhjetori 2023 firma nuk punon.

Stojkovski tha se në Çimentoren Shkup është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese - nga monitoring sistemi i vazhdueshëm u konfirmua se nuk ka tejkalim të kufirit të vlerave të të gjitha pikave të emisionit nga procesi. Sqaroi se nga 1 janari të këtij viti punon vetëm furra nr. 4, ndërsa furra nr. 3 është ndërprerë për shkak të remontit. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR