• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stojanovski: Do të dakordohemi nëse do të ketë transport publik prej orës 17:00, nesër prej orës 04:?45 do të funksionojë normalisht

Stojanovski: Do të dakordohemi nëse do të ketë transport publik prej orës 17:00, nesër prej orës 04:?45 do të funksionojë normalisht

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Do të dakordohemi nëse sot prej orës 17:00 deri në orën 24:00 do të kemi transport publik në Shkup apo jo, por nesër në mëngjes, prej orës 04:45 transporti urban do të vazhdojë normalisht të funksionojë si më parë, paralajmëroi kryetari i Sindikatës së NQP Shkup, Miqo Stojanovski pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, ku u soll vendimi për ndarjen e subvencioneve për ndërmarrjen e transportit publik të qytetit.

"Falënderim për njerëzit prapa, 500 njerëz që sot na dhanë mbështetje të madhe dhe u ngrinë në këto temperatura minusi. Falënderim edhe për 25 këshilltarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit të cilët janë edhe nga pjesa e opozitës që tashmë është sjellë vendimi, subvencionimi i plotë për vitin 2024 për NQP të bëhet përnjëherë apo si do tëp dakordohen, në mënyrë që të jemi të qetë në vitin 2024", deklaroi Stojanovski pas përfundimit të mbledhjes.

Paraprakisht, Këshilli i Qytetit të Shkupit me 25 vota "për" dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të 14-të e solli vendimin për subvencione për NQP Shkup për vitin 2024 në vlerë prej 11 milionë eurove. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR