• e enjte, 02 prill 2026

Jovanovski e ka kërcënuar Ivanën me publikimin e videove eksplicite, para gjykatës dëshmoi dëshmitari Sazdov

Jovanovski e ka kërcënuar Ivanën me publikimin e videove eksplicite, para gjykatës dëshmoi dëshmitari Sazdov

Shkup, 1 prill 2026 (MIA) – Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi i Stojançe Jovanovskit për vdekjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij, Ivana dhe Katja. Dëshmitari Martin Sazdov u përgjigj në pyetjet në lidhje me të akuzuarin Stojançe dhe tani të ndjerat Ivana dhe Katja. 

“Nga ajo datë kur humbën jetën, si jeta të më ishte ndalur. Nuk kam motiv për jetë”, tha Sazdov. 

Në vitin 2021 u njohën me Stojançen në Brigadën Zjarrfikëse, ku ishin të punësuar, shoqëroheshin me të dhe bashkëshorten dhe vajzën e tij, pastaj edhe me të dashurën e Martinit. 

“Derisa shoqëroheshim, e shihja Ivanën si motër, si shoqe më të mirë. Ndërpremë shoqërinë kur mora vesh se ai e kishte pasur të dashur të dashurën time, pastaj u ndava prej tij. Nuk folëm me Stojançen, nuk shiheshim. Mendoj se ishte gushti i vitit 2025, Ivana më telefonoi në orën 1 të mëngjesit duke qarë dhe tha: më fal që të telefonova kaq vonë, nuk kam askënd tjetër për të telefonuar, jam me Katjan para Shtipit, a mund të vish të na marrësh, Stojançe na hodhi nga makina”, dëshmoi Sazdovi.

Kishte shkuar pas tyre. Ishin pas bankinës, fshiheshin me Katjën. Ivana qante, plotësisht e zhveshur, e shqyer dhe e mavijosur, të dyja po qanin me Katjën.

“Tha se ka frikë të shkojë në shtëpi, të mos e rrahë përsëri. Nuk donte të shkonte as të nëna e saj, që të mos e shoh në atë gjendje. Të dërgoj te unë në shtëpi, motra ime është në shtëpi, i thash”, dëshmoi Sazdovi. 

Ivana edhe tjetër herë i tregonte për problemet me Stojançen. 

“E ka rrahur edhe para meje. I flisja, mos e rrah, nuk është mirë. Por i kisha duart e lidhura dhe nuk mund të bëja asgjë tjetër”, tha Sazdov. 

“Stojançe e kërcënonte Ivanën me video që do t’i publikonte publikisht, midis meje dhe saj dhe midis tij dhe Ivanës. Me çfarë përmbajtjeje? Video eksplicite, ai donte t’i publikonte publikisht, për ta turpëruar. Kjo ishte ajo nga e cila ajo kishte më shumë frikë. Më bërtiti se çfarë lloj imazhi do të ishte për mua si prind i Katjas”, dëshmoi Sazdovi. fc/

Foto: MIA



 

QËNDRONI TË LIDHUR