• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoilkoviq, Nikolloski dhe Mucunski për vizitë pune në Serbi

Stoilkoviq, Nikolloski dhe Mucunski për vizitë pune në Serbi

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Delegacioni i udhëhequr nga zëvendëskryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq, në përbërjen e të cilit janë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski të mërkurën dhe të enjten do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Serbisë.

Në kuadër të vizitës, siç njoftuan nga Kabineti i Stoilkoviqit, delegacioni i Maqedonisë do të realizojë takim me presidentin e Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryetaren e Kuvendit Ana Bërnabiq, si dhe me përfaqësuesit e disa ministrive kompetente.

"Bisedimet në nivelin më të lartë do të jenë një mundësi e shkëlqyer për të përcaktuar hapat dhe aktivitetet e ardhshme të përbashkëta, ndër të cilat janë shqyrtimi jo vetëm i mundësisë së përfaqësimit, por edhe për pjesëmarrje në ekonominë e Maqedonisë gjatë realizimit të EKSPO2027, ndërsa do të shfrytëzohet edhe për inicimin e seancave të rregullta ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë, të cilat duhet të gjejnë mundësi të reja për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mundësi për bashkëpunim të përbashkët me tregjet e treta, si dhe për intensifikimin dhe përparimin e aktiviteteve lidhur me procesin e Ballkanit të Hapur", citohet në kumtesë.

Qëllimi për realizimin e këtij takimi ndërkombëtar, nënvizohet, është të pasqyrojë nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe ndërmjet dy vendeve, ndërsa e njejta do të jetë edhe për përgatitjen e vizitës së kryetarit të Qeverisë të Republikës së Serbisë Vuçeviq me ftesë të kryetarit të Qeverisë të RMV-së Hristijan Mickoski, të planifikuar për në fund të shtatorit. sa/

Foto: Kabineti i zëvendëskryetarit të Qeverisë të RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq

QËNDRONI TË LIDHUR