• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stevanoviq: Pacienti pozitiv në ethet hemoragjike krimea kongo është i hospitalizuar dhe është në gjendje të mirë

Stevanoviq: Pacienti pozitiv në ethet hemoragjike krimea kongo është i hospitalizuar dhe është në gjendje të mirë

Shkup, 14 gusht 2023 (MIA) - Pacienti është i hospitalizuar te ne dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme. Ai pesë ditë më parë ishte ankuar për temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje në muskuj dhe nyje, për çka edhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore. E ndjekim gjendjen e tij, deklaroi sot drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stavnoviq, në lidhje me banorin 42-vjeçar të Velesit, i cili është rasti i tretë i etheve hemoragjike krimea kongo. 

Ajo informoi se të shtunën në mbrëmbje është sjellë një pacient i dyshuar me ethe krimea kongo nga Spitali i Velesit dhe gjatë natës diagnoza e tij është konfirmuar. 

"Analizat laboratorike ishin me trombocide të ulura gjatë ditës së djeshme, por me zëvendësim adekuat. Ne këtë e trajtojmë në konsultim multidiciplinar me kolegët e transfuziologjisë. Analizat e sotme  janë në rregull, por kjo nuk nënkupton se nuk do të kemi rrjedhë dhe zhvillim të sëmundjes, shpresojmë të favorshme, siç ishte edhe te pacientja më parë", tha Stevanoviq.

Në lidhje me të punësuarën nga Klinika Infektive e cila ishte e infektuar gjatë punës së saj, Stevanoviq theksoi se ajo është në gjendje të mirë dhe stabile, shërimi po vijon dhe nuk presin komplikime. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR