Stejt departamenti: SHBA-ja me krenari e sponzorizojnë rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
- SHBA-ja me krenari e sponzorizon propozim rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, që është prezantuar nga Ruanda, Gjermania dhe Bosnja e Hercegovina, kumtoi Departamenti i Shtetit.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:25, 24 prill, 2024
Uashington, 24 prill 2024 (MIA) - SHBA-ja me krenari e sponzorizon propozim rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, që është prezantuar nga Ruanda, Gjermania dhe Bosnja e Hercegovina, kumtoi Departamenti i Shtetit.
"Në përputhje me shënimin e atij krimi, si dhe përkujtimin e mijërave të cilët i humbën jetët e tyre, janë në pajtim me përpjekjet e kaluara të Kombeve të Bashkuara për njohje dhe komemoracion të rasteve të tjera të gjenocidit", kumtoi mbrëmë Departamenti i Shtetit, në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës.
Në kumtesë ceket se Gjykata ndërkombëtare penale, si dhe Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë n[ Hagë, e konfirmuan faktin se në korrik tël vitit 1995 në Srebrenicë u krye gjenocid.
Gjithashtu, ceket se SHBA-ja i mbështeti edhe rezolutat e kaluara me të cilat konfirmohet gjenocidi në vende të tjera të botës - e të cilët ishin konfirmuar nga gjykatat ndërkombëtare.
"Komemoracioni i të vërtetave historike dhe pranimi i fakteve, rajonin e vendosë në rrugën e pajtimit. Duke i pasur parasysh mohimet e reja të gjenocidit që dëgjohen në vendet e Ballkanit Perëndimor, SHBA-ja konsideron se është me rëndësi të shënohet gjenocidi në Srebrenicë në këtë mënyrë", shtohet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.
Departamenti i Shtetit, gjithashtu, thekson se rezoluta nuk është e kahëzuar kundër asnjë vendi, por, ndërkaq, imponon përgjegjësi kolektive ndaj ndonjë grupi konkret etnik.
Në selinë e KB-së në Nju-Jork po mbahen konsultimet joformale për projekt-rezolutën me të cilën 11 korriku shpallet Ditë ndërkombëtare e kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.
Siç u kumtua në ueb-faqen zyrtare të KB-së, konsultimet për projektin e quajtur "Ditë ndërkombëtare e kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë 1995" i thirrën misionet e përhershme të Gjermanisë dhe Ruandës, së bashku me misionet e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kilit, Finlandës, Francës, irlandës, Italisë, Jordanisë, Holandës, Lihtenshtajnit, Malejzisë, Zelandës së Re, Sllovenisë, TUrqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës", lajmëron Zëri i Amerikës.
Propozimi për rezolutë duhet të gjendet në rend dite në fillim të majit. ab/
Foto: МIА arkivi