Stefkovski: Fillojmë me kontrollimin e të gjitha objekteve hotelerike dhe ndërtesave
- Nga Komuna e Gazi Babës njoftojnë opinionin se Sektori për punë inspektuese pranë Komunës ka nisur një inspektim të jashtëzakonshëm në objektet hotelierike dhe objektet e banimit që ndodhen në territorin e Gazi Babës.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:17, 25 mars, 2025

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Nga Komuna e Gazi Babës njoftojnë opinionin se Sektori për punë inspektuese pranë Komunës ka nisur një inspektim të jashtëzakonshëm në objektet hotelierike dhe objektet e banimit që ndodhen në territorin e Gazi Babës.
"Mbikëqyrja inspektuese do të realizohet në dy faza. Faza e parë do të përfshijë një inspektim të të gjitha objekteve hotelierike, pas së cilës do të përgatitet një analizë e statusit të përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe gatishmërisë së objekteve për kryerjen e aktiviteteve hotelierike. Për çdo objekt hoteliere ku konstatohet mospërmbushje e detyrimeve ligjore për veprim do të raportohet në institucionet kompetente. Për fazën e dytë është përgatitur plani për të vizituar të gjitha ndërtesat e banimit në territorin e komunës së Gazi Babës për të kontrolluar rrjetet hidrante, hyrjet dhe daljet nga objektet e banimit kolektiv", njoftojnë nga Komuna.
Gjithashtu, deri te të gjitha shkollat fillore komunale, çerdhet dhe NPK Gazi Babë 2007,është dorëzuar një indikacion se çdo institucion, njësi apo ndërmarrje, në përputhje me ligjin dhe pa përjashtim, është i obliguar të ketë Raport për mbrojtjen nga zjarri dhe lëndët e rrezikshme, Vlerësimi i fatkeqësive natyrore dhe aksidenteve, Plan për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidente të tjera, aparate kundër zjarrit dhe aparate kundwr zjarrit për instalimet elektrike, hidrantët, instalimi i detektorëve të tymit dhe spërkatësve të ujit nëpër korridore, dritat e sinjalistikës së trafikut, si dhe një diagram skematik për evakuim.
"Apelojmë që të gjithë të respektojnë normat ligjore, pasi nuk do të ketë tolerancë për askënd. Aty ku konstatohet mosrespektim i normave ligjore do të pasojnë sanksione nga institucioni kompetent", thotë kryetari i Komunës së Gazi Babës.
Komuna e Gazi Babës, në përputhje me përgjegjësitë e saj, do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ruajtur sigurinë e qytetarëve të saj. qa/
Foto: Komuna e Gazi Babës