• e martë, 24 dhjetor 2024

Stefanov: Zhvendosja e gypit të ngrohjes në urën "Bellasica" shpresoj do të fillojë nga java e ardhshme

Stefanov: Zhvendosja e gypit të ngrohjes në urën

Shkup, 30 qershor 2023 (MIA) - Drejtori i SHA EMV, Vasko Stefanov shpreson se zhvendosja e gypit të ngrohjes në urën "Bellasica" e cila është e mbyllur për komunikacion pas zjarrit në maj, do të fillojë nga java e ardhshme. 

Në deklaratë për mediat, Stefanov sot tha se procesin do ta udhëheqë EMV Distribucioni.

"Ne morëm gjithçka nga ana jonë. Faza e parë është zhvendosja e tubit të ngrohjes. Kjo do të ndodhë, shpresojmë se do të fillojë javën e ardhshme, sepse ka procedura ligjore. Procesi do të udhëhiqet nga EMV distribucioni, përgjegjësia e së cilës është tubi i ngrohjes. Do të duhet të kryhet një procedurë e përshtatshme në përputhje me ligjin, e cila do të mundësojë fillimin e zgjidhjes teknike të problemit. Me zhvendosjen e tubacionit të ngrohjes, do të fillojë sanimi i urës dhe do të vendoset sërish në të njëjtin vend", tha Stefanov.

Draft versioni i raportit të cilin e përgatiti Instituti për Ndërtime Rezistuese Sizmike dhe Ndryshime Klimaterike tregoi se duhet të bëhet sanim, por se për këtë duhet të nxiren gypat për ngrohje të cilat gjenden nën urë.

Raporti, siç dje deklaroi drejtori i Institutit për Ndërtime Rezistuese Sizmike, Mihail Garevski, tregoi se dëmtimet janë të vogla, por se megjithatë do të duhet të bëhet sanimi. 

"Nevojitet sanim i pllakës mbi tubat primarë për ngrohje qendrore me torkretim që të kthehet shtresa mbrojtëse e betonit që e mbron armaturën nga korrozioni. Është e nevojshme të kthehet betoni i rënë në disa sipërfaqe të pllakës së poshtme dhe të trarëve. Që të mund të bëhet sanimi i urës duhet të nxirren tubat e ngrohjes qendrore që ndodhen nën urë", sqaroi profesori Garevski.

Ura "Bellasica" ishte djegur në maj dhe që atëherë është e mbyllur për qarkullim. fc/

Fotografia: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR