• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stefanov: Mjetet nga huaja e BERZH-it do t'i përdorim me qëllim me përgjegjësi dhe në vend

Stefanov: Mjetet nga huaja e BERZH-it do t'i përdorim me qëllim me përgjegjësi dhe në vend

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Mjetet nga huaja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerë prej 100 milionë euro do të përdoren për punën në vijim të SHA EMV dhe për projekte për tranzicionin e gjelbër energjetik, konfirmoi sot drejtori i përgjithshëm i kompanisë Vasko Stefanov.

"Ne do të marrim përsipër t'i përdorim këto mjete, me qëllim, me përgjegjësi dhe në vend para se gjithash për projekte që do të lidhen me agjendën e gjelbër", tha Stefanov në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve për hua me BERZH-in në hapësirat e Ministrisë së Financave.

Theksoi se kompania në korrik dhe gusht ka furnizuar energji elektrike të tregut, sepse termoblloqet në Manastir dhe një pjesë në Osllomej janë në aktivitete të remontit.

"Për shkak të temperatura të larta konsumi në gusht është rritur dhe prandaj sipas politikave afariste të SHA EMV dhe planit për prodhimtari  një pjesë të energjisë elektrike e kemi furnizuar në tregun e lirë. Ne në dy mënyra e blejmë energjinë elektrike - në bursën tonë ose në thirrje publike. Marrëveshjet e fundit shitblerëse të kompanisë për furnizim të energjisë elektrike janë sipas çmimit të ofruar në momentin kur është furnizuar energjia". saktëson Stefanov.

Theksoi se pret që aktivitetet e remontit të përfundojnë në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit dhe të gjitha kapacitetet e kompanisë të vihen në funksion.

I pyetur nëse EMV në kohë do të arrijë ta rehabilitojë gypin e ngrohjes në urën "Bellasica" në Shkup, e cila ishte djegur më parë, Stefanov tha se janë tërësisht të gatshëm për këtë.

"Tashmë është çmontuar gypi i vjetër i ngrohjes dhe me këtë janë krijuar kushtet për rehabilitimin e urës, e cila është në juridiksionin e Qytetit të Shkupit. Pas përfundimit të aktiviteteve për rehabilitimin e urës, do të instalojmë tubacionin e ri të ngrohjes, i cili do të jetë në funksion deri në fund të shtatorit", tha Stefanov. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR