Statistikat në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit jetësor janë me rëndësi kyçe për të gjithë ne, pasi ngushtë janë të lidhura me jetët tona dhe kanë të bëjnë me shëndetin tonë dhe jetëgjatësinë tonë
- Statistikat në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit jetësor janë kyçe për përmirësimin dhe sigurimin e politikave të qëndrueshme në bujqësi dhe shëndetin publik, si dhe për uljen e hendekut me BE-në. Statistika nuk është vetëm matematikë dhe shifra, ajo është baza e suksesit dhe ka rëndësi kyçe për të gjithë ne, sepse është ngushtë e lidhur me jetët tona dhe ka të bëjë me shëndetin tonë, jetëgjatësinë dhe çfarë ajri thithim, dhe prandaj është veçanërisht e rëndësishme të keni të dhëna që mund t'u besoni.
Shkup, 18 shtator 2025 (MIA) - Statistikat në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit jetësor janë kyçe për përmirësimin dhe sigurimin e politikave të qëndrueshme në bujqësi dhe shëndetin publik, si dhe për uljen e hendekut me BE-në. Statistika nuk është vetëm matematikë dhe shifra, ajo është baza e suksesit dhe ka rëndësi kyçe për të gjithë ne, sepse është ngushtë e lidhur me jetët tona dhe ka të bëjë me shëndetin tonë, jetëgjatësinë dhe çfarë ajri thithim, dhe prandaj është veçanërisht e rëndësishme të keni të dhëna që mund t'u besoni.
Kjo u tha në hapjen e konferencës me rastin e një vjetorit të fillimit të projektit "Përmirësimi i cilësisë dhe fusëveprimi i statistikave për të mjedisit jetësorë dhe statistikave shëndetësore", të Entit Shtetëror të Statistikave dhe Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë (Istat).

Ambasadori i Republikës së Italisë, Paolo Palminteri, në fjalën hyrëse theksoi se projekti fokusohet në statistika e shëndetit dhe mjedisit jetësor, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijimin e politikave të bazuar në fakte, veçanërisht në një periudhë kur vendi po përgatitet për anëtarësim të plotë në BE.
"Këto tuining projekte ndihmojnë në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, adoptimin e standardeve të reja dhe forcimin e besimit dhe kuptimit të ndërsjellë midis shteteve. Italia është krenare që mund të kontribuojë në këtë rrugë. Qeveria italiane dhe veçanërisht ministri i Punëve të Jashtme është thellësisht i angazhuar në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, që është e dukshme edhe nga aktivitetet e sotme", tha Palminteri.
Udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, Shtefan Hudolin, theksoi se është kënaqësi që përvoja e shteteve anëtare të BE-së po përdoret për ndihmën në ndërtimin e kapaciteteve të vendeve kandidate, dhe ku ekspertët nga BE-ja ofrojnë ekspertizën e nevojshme që i duhet Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.
"Sfidat e Maqedonisë së Veriut nuk janë miratimi i ligjeve, por zbatimi i tyre. Prandaj, besoj se kemi ekspertizën këtu, kolegët do të sigurojnë shumë njohuri, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse përdoren siç duhet. Nëse krijuesit e politikave i marrin ato dhe bazojnë vendimet e tyre mbi këto të dhëna, do të arrihet një ndryshim në cilësinë e jetës së qytetarëve", tha Hudolin.

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov, në hapjen e konferencës tha se statistikat në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit jetësor janë kyçe për përmirësimin e politikave dhe ballafaqimin me sfidat në lidhje me sigurimin e politikave të qëndrueshme në bujqësi dhe shëndetin publik.
Entit Shtetëror i Statistikës është shfrytëzues i shumë projekteve nga BE-ja dhe projekti "Përmirësimi i cilësisë dhe fushëveprimit të statistikave për mjedisin jetësor dhe statistikat shëndetësore" është projekti i katërt që e shfrytëzon Statisika për zhvillimin e aftësive profesionale dhe harmonizimin me sistemin statistik të Bashkimit Evropian. qa/
Foto: MIA