• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Zgjedhjet evropiane nuk ndikojnë në punën e Lajçakut

Stano: Zgjedhjet evropiane nuk ndikojnë në punën e Lajçakut

Bruksel, 5 qershor 2024 (MIA) - Periudha e tranzicionit në BE, nga zgjedhjet evropiane, deri në konstituimin e institucioneve të reja të Unionit, nuk ka asnjë ndikim në punën e Zyrës së përfaqësuesit special të bllokut për dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, deklaroi sot zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Peter Stano.

"Angazhimi i Lajçakut vazhdon dhe do të vazhdojë edhe në muajt në vijim. Ai është plotësisht i angazhuar në ndërveprim me partnerët në rajon, në BE dhe në skenën ndërkombëtare, në përpjekje për të çuar përpara procesin dhe për të ndihmuar palët të zgjidhin problemet një nga një, me prioritet për zbatimin e menjëhershëm të të ashtuquajturit Marrëveshja e Ohrit", theksoi Stano në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse BE po shqyrton zgjatjen e mandatit të Lajçakut për shkak të "ngecjes" në punën e tij gjatë "periudhës së tranzicionit".

Në pyetjen se kur mund të pritet një raund i ri negociatash në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Stano theksoi se BE-ja gjithmonë i paralajmëron këto bisedime paraprakisht, por se për momentin nuk është caktuar ndonjë takim në këtë format.

Lajçak në prill u emërua ambasador evropian në Zvicër, post që ai do të marrë në fund të verës. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR