• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Vuçiq dhe Kurti janë ftuar në Bruksel, pa takim të përbashkët me përfaqësuesit e BE-së

Stano: Vuçiq dhe Kurti janë ftuar në Bruksel, pa takim të përbashkët me përfaqësuesit e BE-së

Bruksel, 24 tetor 2023 (MIA) - Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti janë ftuar në bisedime në Bruksel, që do të mbahen në margjinat e Samitit të liderëve të BE-së në fund të javës, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai nuk ka mundur ta konfirmojë kohën e saktë të takimit, por burimet të RTS-së njoftojnë se Vuçiqi dhe Kurti duhet të kenë bisedime të ndara, pa një takim të përbashkët me përfaqësuesit e BE-së të enjtën.

Sipas Stanos, bisedat me të dërguarin e posaçëm Lajçak në Beograd dhe Prishtinë gjatë fundjavës u përqëndruan në atë se si të përmirësohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, pasi "nuk ka plane për ndyshimin e saj".  

"U bisedua për propozime dhe ide të ndryshme, prej të cilave disa janë në formë të shkruar, ndërsa ato diskutime do të vazhdojnë. Këtu përfshihet edhe një propozim bashkëkohor evropan për statusin e Asociacionit të komunave me shumicë popullatë serbe. Presim reagim të shpejtë të palëve për të treguar se janë të përkushtuar për vazhdimin e procesit të normalizimit, me përmbushjën e obligimeve nga dialogu dhe nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, ashtu si nga të gjitha marrëveshjet e mëparshme, pa parakushte dhe anulime", tha zëdhënësi i BE-së. si/bsh/     

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR