• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Prania në një ngjarje protokollare si inaugurimi i Putinit, nuk e sjellë në pikëpyetje mbështetjen për Ukrainën

Stano: Prania në një ngjarje protokollare si inaugurimi i Putinit, nuk e sjellë në pikëpyetje mbështetjen për Ukrainën

Bruksel, 8 maj 2024 (MIA) - Pjesëmarrja e disa vendeve anëtare të BE-së në një ngjarje protokollare siç ishte indaugurimi i djeshëm i mandatit të ri të presidentit rus Vlladimir Putin në Moskë, nuk e sjellë në pikëpyetje mbështetjen e tyre për Ukrainën, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit evropian për punët ë jashtme dhe politikët ë sigurisë, Peter Stano.

Ai theksoi se në të njejtën kohë është i qartë edhe qëndrimi i vendeve anëtare të BE-së lidhur me mbështetjen e paklushtëzuar financiare, ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake për Ukrainën.

Ai përkujtoi se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguro, Zhozep Borel u bëri thirrje vendeve anëtare të mos marrin pjesë në ceremoni, por theksoi se megjithatë vendimin për atë nëse do të marrin pjesë në inaugurim është çështje bilaterale dhe e drejtë sovrane e çdo shteti.

Në pyetjen nëse BE-ja e njeh Putinin si president legjitimtë Rusisë, Stano theksoi se ai është vendim i 27 vendeve anëtare, ndërkaq ato deri më tani nuk kanë sjellë vendim për mosnjohje të legjitimitetit të Putinit, i cili siç tha "rrin ulur në Kremlin dhe nga kremlini udhëheqë me një prej agrsioneve më bruitale dhe më të përgjakshme në historinë më të re të Evropës". ab/

Foto: ЕBS

QËNDRONI TË LIDHUR