• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Pothuaj 740 milionë euro nga ndihma për Libanin janë dedikuar për përkrahje të refugjatëve sirianë

Stano: Pothuaj 740 milionë euro nga ndihma për Libanin janë dedikuar për përkrahje të refugjatëve sirianë

Bruksel, 2 maj 2024 (MIA) - Ndihma prej një miliard euro nga BE-ja për Libanin për periudhën prej 2024 deri 2027 që sot e ka paralajmëruar kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në Bejrut përbëhet nga grante të dedikuara për përkrahje të refugjatëve sirianë dhe për përforcimin e sigurisë në vend, deklaroi zëdhënësi i KE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano.

"Nga shuma e përgjithshme, 736 milionë euro do të dedikohen për ballafaqim me pasojat nga kriza siriane e refugjatëve dhe për të gjitha nevojat me të cilat ballafaqohet Libani si rezultat i krizës siriane, ndërsa 264 milionë eurot e mbetura janë në kuadër të bashkëpunimit bilateral, fillimisht për përkrahje të sektorit të sigurisë dhe armatës libaneze", tha Stano.

Fon der Lajen sot në Bejrut paralajmëroi se BE-ja do të ndajë pako ndihmë për Libanin prej një miliard euro për përforcimin e rezistencës socio-ekonomike të vendit dhe sigurinë e përgjithshme dhe stabilitetin. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR