• e premte, 22 nëntor 2024

Stano: Në Evropë nuk ka vend për mohim të gjenocidit në Srebrenicë

Stano: Në Evropë nuk ka vend për mohim të gjenocidit në Srebrenicë

Bruksel, 13 maj 2024 (MIA) - Në Evropë nuk ka vend për dyshim, mohim dhe relativizim të gjenocidit në Srebrenicë, porositi sot zëdhënësi kryesor i KE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Peter Stano në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e BE-së për Propozim-rezolutën për Srebrenicë në KB.

"Kur bëhet fjalë për Srebrenicën dhe çështjen për gjenocidin në Srebrenicë, pozita e Bashkimit Evropian dhe e institucioneve të tij është shumë e qartë dhe ajo përsëritet çdo korrik në përvjetorin e kësaj ngjarje të tmerrshme në historinë evropiane. Nuk sillet në pyetje fakti se në Srebrenicë ka pasur gjenocid", deklaroi Stano.

Ai potencoi se çështja nëse në Srebrenicë ka pasur gjenocid ose jo, nuk është punë e mendimit, por bëhet fjalë për vendim të trupave ligjvënëse ndërkombëtarë për ish Jugosllavinë.

Помошта од една милијарда евра од ЕУ за Либан за периодот од 2024 до 2027 година што денеска ја најави претседателката на Европската комисија, Урсула фон дер Лајен во Бејрут се состои од гран

"Ata shumë qartë thanë se në Srebrenicë është kryer gjenocid dhe këtë duhet të gjithë ta pranojnë dhe respektojnë", tha Stano.

"Në pyetje si KE-ja e komenton faktin se eurokomisari për zgjerim Oliver Varhei nuk ka reaguar derisa në konferemncë për shtyp me të, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka mohuar gjenocidin, Stano e ka përsëritur qëndrimin e BE-së lidhur me këtë çështje, duke shtuar se këtë qëndrim e ndan edhe eurokomisari Varhei dhe se e ka përsëritur në disa deklarata të tij gjatë viteve të kaluara.

"BE-ja nuk do të tolerojë askënd mes vendeve anëtare ose mes përfaqësuesve të saj, që tenton ta mohojë dhe relatizivojë gjenocidin ose të glorifikojë kriminelë të luftës. Kjo është diçka që ua transmetojnë edhe vendeve edhe partnerëve, të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Presim të gjithë faktorët politikë nga Ballkani Perëndimor të përmbahen nga aktivitetet dhe retorika, që mund ta sjellin në dyshim qëndrimin evropian ose të kuptohen si mohim të punëve të tmerrshme që kanë ndodhur në Srebrenicë", shtoi Stano. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR