• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Me kërcënimet me armë bërthamore Putini po përpiqet të hedh përgjegjësinë për luftën

Stano: Me kërcënimet me armë bërthamore Putini po përpiqet të hedh përgjegjësinë për luftën

Bruksel, 29 shkurt 2024 (MIA) - Kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore të dërguara nga ana e presidentit rus Vladimir Putin në një fjalim për opinionin janë absolutisht të papranueshme dhe joadekuate, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano.

"Është një tjetër nga shumë shembujt se si Putini po përpiqet të hedh përgjegjësinë për luftën që filloi në Ukrainë dhe për paqëndrueshmërinë që shkaktoi në Ukrainë dhe në rajon. Është një mundësi tjetër që ai të përhapë gënjeshtrat dhe mashtrimet e njohura", theksoi Stano në një koment për qëndrimin e Putinit të shprehur në fjalimin e sotëm për publikun rus se një luftë bërthamore është e mundur nëse vendet e NATO-s ndërhyjnë ushtarakisht në konfliktin në Ukrainë.

Stano theksoi se Putini e filloi luftën në Ukrainë dhe për këtë arsye ai është përgjegjës për të gjitha pasojat e saj edhe në plan të brendshëm në Rusi, por edhe në Ukrainë dhe në nivel global.

Sipas Stanos, në fjalimin e sotëm të Putinit duhet të shihet në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Rusi dhe përpjekjeve të tij për t'u rizgjedhur në detyrë.

"Fjalimi mund të përmblidhet shkurt në faktin se ai po mashtron popullin, i cili jeton nën një grusht të hekurt si në kohën e stalinizmit. Armata është në një gjendje katastrofike, ekonomia është e bllokuar, besueshmëria e vendit është shkatërruar plotësisht dhe përpjekjet e tij të mëparshme për të shkatërruar Ukrainën kanë dështuar," përfundoi Stano. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR