• e martë, 24 dhjetor 2024

Stano: BE-ja nuk ka sjellë vendim për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë

Stano: BE-ja nuk ka sjellë vendim për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë

Bruksel, 27 shkurt 2024 (MIA) - Në nivel të BE-së nuk është marrë kurrfarë vendimi për dërgimin e forcave të armatosura në Ukrainë të cilët do të luftonin në teren, por vetëm ekziston koncensus se vendit duhet t'i ofrohet gjithçka që është e nevojshme dhe aq sa do të jetë e nevojshme që të realizojë të drejtën e tij ligjore të mbrojtjes nga pushtimi rus, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Peter Stano.

"Qëndrimi i BE-së është i qartë që nga fillimi i konfliktit: Ne duhet ta mbështesim Ukrainën dhe kjo vlen edhe kur ka të bëjë me mbrojtjen e saj. Mënyra në të cilën do të bëhet ajo, duke përfshirë edhe ndihmën ushtarake, varet nga vendet anëtare të BE-së dhe ai është vendim sovran të cilin ata e sjellin vetë", shtoi Stano në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për koment për deklaratën e presidentit të Francës, Emanual Makron se nuk e përjashton mundësinë për shpërndarjen e ushtarëve francezë në Ukrainë. 

Sipas Stanos, BE-ja mbetet në qëndrimin e saj që ta mbështesë Ukrainën në të drejtën e saj ligjore që të mbrohet nga agresioni rus dhe vendet anëtare në disa raste u pajtuan për ndihmë financiare, humanitare, politike, diplomatike dhe ushtarake në vend.

"Një pjesë e ndihmës ushtarake është në nivel të BE-së, përmes Mekanizmit Paqësor Evropian, por pjesa kryesore shkon përmes kontributit dypalësh të vendeve anëtare. Vendet anëtare vetë vendosin se cila është mënyra më e mirë në të cilën mund t'i përmbushin nevojat e Ukrainës", theksoi Stano.

Ai shtoi se BE-ja e përshëndet paralajmërimin e presidentit francez Makron për dërgimin e sasive shtesë të raketave me rreze të gjatë veprimi dhe municion Ukrainës, sepse kjo është në përputhje me dispozitën e Unionit për dërgesë më të madhe dhe më të shpejtë të pajisjes së nevojshme për mbrojtje të vendit. 

"Çdo model të cilin do ta zgjedhin vendet anëtare ose një grup i vendeve anëtare që ta përshpejtojnë dërgesën e armës për Ukrainën është e mirëseardhur", shtoi Stano.

Në takimin e djeshëm të një numri të madh të liderëve evropianë në Paris kushtuar mbështetjes së Ukrainës, Makroni deklaroi edhe se në BE nuk ekziston koncensus për dërgim zyrtar të trupave tokësore në vend, por në dinamikën e ngjarjeve "asgjë nuk mund të përjashtohet". 

"Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që Rusia të mos mund të fitojë në këtë luftë. Shumë njerëz të cilët tani thonë 'asnjëherë' për mundësinë e tillë, janë të njëjtët të cilët para dy viteve thonin 'asnjëherë' për dërgimin e tankeve, aeroplanëve dhe raketave me rreze të gjatë veprimi", deklaroi Makroni. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR