• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: BE-ja me kujdes ndjek situatën në veri të Kosovës, pa vonesa të formohet AKS-ja

Stano: BE-ja me kujdes ndjek situatën në veri të Kosovës, pa vonesa të formohet AKS-ja

Bruksel, 21 shtator 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian me kujdes i ndjek ngjarjet e fundit në veri të Kosovës ku edhe një herë thekson se pa asnjë vonesë apo parakusht, duhet të fillojë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, deklaroi sot zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

I pyetur për koment për arrestimin e djeshëm të tre serbëve në Kosovë dhe nëse BE planifikon të bëjë diçka për këtë, Stano në konferencën e sotme në Bruksel tha se Unioni me kujdes e ndjek situatën dhe se është në kontakt të ngushtë me partnerët dhe autoritetet për të kuptuar plotësisht zhvillimet.

"Do të reagojmë në publik, nëse dhe kur është e nevojshme", tha Stano dhe theksoi se qëndrimi i 27 vendeve anëtare të BE-së për situatën në veri të Republikës së Kosovës është shprehur qartë në kumtesën e publikuar në fillim të kësaj jave.

I pyetur nëse BE-ja konsideron se Asociacioni i komunave më shumicë serbe duhet të themelohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Stano tha se qëndrimi i BE-së është i qartë - puna për formimin e AKS - së duhet të fillojë pa parakushte dhe anulime.

"Secila palë e di se çfarë duhet të bëjë dhe cili është qëndrimi i BE-së", tha zëdhënësi i BE-së duke shtuar se çështja se si duhet bërë është diçka që duhet të diskutohet në kuadër të dialogut, jo në opinion apo media. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR