• e martë, 24 dhjetor 2024

Stano: BE-ja e përshëndet kundërshtimin Bajdenit për Propozim-ligjin e GJNP-së për sanksionim

Stano: BE-ja e përshëndet kundërshtimin  Bajdenit për Propozim-ligjin e GJNP-së për sanksionim

Bruksel, 5 qershor 2024 (MIA) - BE-ja me kujdes e ndjek atë që po ndodh në SHBA lidhur me Propozim-ligjin e miratuar nga ana e Dhomës përfaqësuese të Gjykatës penale ndërkombëtare (GJPN) për sanksionim, për shkak të vendimit që të lëshojë urdhër për arrestimin e funksionarëve të lartë izraelitë, deklaroi sot zëdhënësi kryesor i Komisonit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

"Kuptuam se pas këtij votimi në Dhomën përfaqësuese duhet të vijojnë hapa tjerë në Kongres. Me fjalë tjera, asnjë vendim ende nuk është marrë dhe mund vetëm të them se ne si Bashkim Evropian e përshëndesim kumtesën e Administratës së (presidentit Xho) Bajden se ashpër i kundërshtohet vendimit të tillë të Kongresit", tha Stano.

Ai shtoi se qëndrimi i BE-së ndaj Gjykatës mbetet i pandryshuar dhe se Unioni atë edhe më tej e konsideron si pjesë të rëndësishme të sistemit juridik dhe të strukturës së të drejtës ndërkombëtare.

"Gjykata duhet të vazhdojë të punojë në mënyrë të pavarur, duhet të respektohet si institucion i pavarur gjyqësor dhe duhet të jetë e pavarur dhe e paanshme", shtoi Stano.

Dhoma përfaqësuese e SHBA-së mbrëmë vonë me 247 vota "për" dhe 155 "kundër" e miratoi Propozim-ligjin të Gjykatës penale ndërkombëtare për sanksionim, si përjgigje të kërkesës së prokurorit kryesor të Gjhylkatës për lëshimin e urdhërave për arrestimin e funksionarëve të lartë izraelitë, duke përfshirë edhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR