• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Anëtaret e BE-së kanë filluar debat për krijimin e një misioni evropian në Detin e Kuq

Stano: Anëtaret e BE-së kanë filluar debat për krijimin e një misioni evropian në Detin e Kuq

Bruksel, 17 janar 2024 (MIA) - Si përgjigje të sjelljes së paligjshme dhe të rrezikshme të Huthëve të cilët kryejnë sulme me raketa dhe drone ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, BE-ja inicioi koordinim ndërkombëtar për ndalesë dhe filloi procesin e krijimit të misionit për rivendosjen e sigurisë në atë zonë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano.

"BE-ja intensivisht punon me partnerët e saj dhe i koordinon përpjekjet ndërkombëtare për të ndaluar këtë shkelje të papranueshme të së drejtës ndërkombëtare e cila rrezikon lirinë dhe sigurinë e lundrimit në Detin e Kuq", theksoi Stano.

Ai theksoi se mes vendeve anëtare të BE-së tashmë kanë filluar bisedimet për fillimin e misionit evropian për rivendosjen e sigurisë në Detin e Kuq, të cilat, siç tha ai, për momentin janë të një natyre konfidenciale në nivelin politik dhe të sigurisë dhe nuk mund të japë detaje për ta. 

"Fuqishëm i dënojmë sulmet ndaj anijeve tregtare nga ana e Huthëve dhe kërkojmë këto aksione të paligjshme të ndalojnë menjëherë", shtoi Stano. 

Ai të hënën informoi se pavarësisht se disa vende evropiane kontribuojnë në operacionin “Roje e prosperitetit” i udhëhequr nga SHBA-ja, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel propozoi një iniciativë për të nisur një mision të posaçëm evropian për të rivendosur stabilitetin dhe sigurinë në Detin e Kuq për të cilin ai ka njoftuar tashmë liderët e shteteve anëtare të Unionit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR