• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Standard dhe Purs": Inflacioni po ngadalësohet, rezervat devizore edhe më tutje rriten, ndërsa sektori bankar është stabil

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Inflacioni edhe më tutje po riaftësohet dhe ngadalësohet, duke rënë në 3,2 për qind në qershor të vitit 2024, që është reflektim i politikës adekuate monetare që e zbaton Banka Popullore dhe zbutja e presionit të çmimit të importit. Rezervat devizore edhe më tutje rriten, duke arritur nivel prej 4,3 miliardë euro. Sektori bankar është stabil dhe profitabil, me nivel të ulët të kredive jofunksionale, ndërsa masat rregullatore kontribuan për ruajtjen e stabilitetit financiar.

Siç informon Banka Popullore, këto janë konkluzionet për pjesën monetare dhe për gjendjet në sistemin bankar të agjencisë me renome për rejting kreditues " Standard dhe Purs", në raportin më të ri në të cilin konfirmohet rejtingu kreditues i vendit në "BB-", me një pamje të qëndrueshme.

"Sipas vlerësimeve të Agjencisë, këtë vit pritet që inflacioni mesatar në vend të arrijë 3,5 për qind, por vlerësohet se presionet e inflacionit mund të dalin nga tensioni i tregut të punës ose nga ngjarjet e pavolitshme gjeopolitike. Njëherit, pritet që rezervat devizore edhe më tutje të jenë stabile, të mbështetura nga prurjet e qëndrueshme të investimeve të huaja direkte dhe detyrimet e jashtme të vendit", thuhet në kumtesë.

Në raport citohet se për këtë vit pritet rritje ekonomike mesatare prej rreth 2,5 për qind. Sipas Agjencisë, rritja mund të arrijë afër 3 për qind deri në vitin 2027, të nxitur nga rritja e pritur e kërkesës së huaj dhe përforcimi i aktivitetit kreditues. Edhe krahas rritjes së dobët ekonomike në vitet e fundit, në raport qëndron se dukshëm është ulur shkalla e papunësisë, e cila arrin 12,9 për qind në kuartalin e parë të vitit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR