• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stamnova: Humbja e Regjistrit qendror do të jetë gjashtëfish më e madhe se vitin e kaluar

Stamnova: Humbja e Regjistrit qendror do të jetë gjashtëfish më e madhe se vitin e kaluar

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Rregjistri qendror punon me humbje. Këtë vit, humbja do të jetë gjashtëfish më e madhe se vitin e kaluar, tha sot drejtoresha e këtij institucioni, Anita Stamnova.

Në fjalimin në ngjarjen me rastin e "Ditëve të Regjistrit qendror", Stamnova paralajmëroi projekte të reja dhe potencoi se në fokus do të jenë zhvillimi, transparenca dhe stabiliteti i institucionit.

Regjistri, nënvizoi, do të jetë burim i informatave për të gjithë pjesëmarrësit në qarkullimin pagesor.

"Vitin e kaluar shënuam humbje në punë për herë të parë pas nuk e di sa viteve, ndërkaq këtë vit tashmë është e qartë se do të punojmë me humbje. Që kur erdha në funksion, e detektuam atë me kolegët. Humbja do të jetë gjashtëfish më e madhe se humbja e vitit të kaluar. Në të gjitha takimet me Ministrinë e Financave këmbyem mendime dhe udhëzime si të na ndihmojnë rreth shërbimeve që i ofrojmë, në mënyrë që ta ngremë institucionin, ta kthejmë në 'këmbë të shëndosha'", tha drejtoresha.

Mes aktiviteteve të planifikuara, Stamnova i theksoi sendërtimin e menaxhmentit të centralizuar me shfrytëzues, sendërtimin e Regjistrit të pronarëve të vërtetë të subjketeve juridike, si dhe sendërtimin e sistemit me një sportel. Do të jetë në funksion, shtoi, edhe regjistri i ri i faturave përmes të cilit institucioni do të prëfshihet në luftën kundër larjes së parave dhe terrorizmit financiar.

"Krahas harmonizimit me direktivat e BE-së, në pjesën e kontrollit dhe mbrojtjes së të dhënave, janë propozuar ndryshime ligjore të cilat duhet të kontribuojnë për cilësi më të mirë të të dhënave. Qëllimi i sendërtimit të menaxhmentit të centralizuar me shfrytëzues është mundësimi i identifikimit elekttronik të shfrytëzuesve të shërbimeve elektronike të Regjistrit qendror me nivel të lartë të sigurisë. Do të sendërtohet edhe Regjistri i pronarëve të vërtetë të subjjekteve juridike me qëllim të sigurimit të shkallës së lartë të transparencës në strukturën pronësore, ndërsasendërtimi i sistemit me një sportel di të mundësojë përshpejtim dhe thjeshtësim të paraqitjeve për regjistrim", theksoi Stamnova.

Ajo paralajmëroi edhe rritje të cilësisë së të dhënave për personat fizik, zgjidhje softuerike për gjenerim të raporteve, si dhe sistem për mbrojtje të të dhënave të arkivuara.

Zëvendësguvernatorja e Bankës popullroe, Emilia Nacevska foli për Regjistrin e vetëm të llogarive.

"Ky është një ndër hapat e rëndësishëm që e lehtëson përpunimin e të dhënave, mundëson veprim më efikas të institucionit dhe mbrojtje më të madhe të konsumatorëve. Vendosja e këtij Regjistri është e rëndësishme për inkuadrimin drejt Sferës së vetme për pagesa në euro - SEPA, e mundëson qasjen dhe informatat në kohë drejt të gjitha institucioneve relevante dhe palëve të involvuara, paraqet bazë të rëndësishme për efikasitetin e pagesave, për kontroll më të madh financiar dhe për parandalim të aktiviteteve ilegale, por edhe për efikasitet më të madh të proceseve për pagesë të detyrueshme sipas praktikave më të mira evropiane. Regjistri do të mundësojë edhe mbrojtje më të mirë të të drejtave të qytetarëve dhe subjekteve juridike", nënvizoi Nacevska.

Ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski e lavdëroi Regjistrin qendror se është një prej institucioneve të cilat japin shembull të vërtetë për transformimin e suksesshëm digjital në sektorin publik.

"Segment kyç në reformën e administratës publike është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve administrative. ofrimi i shërbimeve elektronike do të thotë shërbime më të thjeshta dhe më të shpejta, transparencë dhe ulje e mundësive për korrupsion", nënvizoi ministri.

Ngjarja ishte nën moton "Ditët e Regjistrit qendror, progres dhe vizion drejt së ardhmes". ab/

foto/video: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR