• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stërvitje simuluese e IDF-së për një ofensivë të mundshme në jug të Libanit

Stërvitje simuluese e IDF-së  për një ofensivë të mundshme në jug të Libanit

 Jerusalem, 17 janar 2024 (MIA)  - Armata izraelite mbajti një stërvitje simuluese për një ofensivë kundër Libanit jugor, ndërsa përgjatë kufirit po vazhdon shkëmbimi i zjarrit me luftëtarët e Hezbollahut libanez.

Gjeneralmajori Ori Gordini, i cili e drejton Komandën Veriore, përmes një kumtese publikoi se armata është më e përgatitur se kurrë, publikuan sot mediat amerikane. 

 Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, nga Libani në drejtim të Izraelit janë gjuajtur më shumë se 2.000 raketa.

 Dy ditë më parë jnaë vrarë 12 ushtarë izraelitë dhe gjashtë civilë, përfshirë nënë e bir.

Rreth 150 luftëtarë dhe 20 civilë janë vrarë në sulmet izraelite ndaj Libanit, thekson Hezbollahu shiit proiranian, aleat i Hamasit. 

 Gjenerali shtoi se rezervistët janë vendosur përgjatë kufirit për ta forcuar mbrojtjen e Izraelit.

 Hezbollahu thotë hapur se sulmet ndaj Izraelit kanë për qëllim t'i angazhojnë forcat izraelite në veri dhe se ato do të vazhdojnë derisa të ketë një armëpushim në Gazë.

 Izraeli ka paralajmëruar për luftë të përgjithshme nëse Hezbollahu nuk tërhiqet nga kufiri në përputhje me rezolutën e KB-së që i dha fund luftës me armatën izraelite në vitin 2006.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR