• e diel, 06 tetor 2024

Stërvitje në terren të ekipeve nga DMSH dhge nga Greqia për kërkim dhe shpëtim nga rënojat

Stërvitje në terren të ekipeve nga DMSH dhge nga Greqia për kërkim dhe shpëtim nga rënojat

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Me rastin e 60-vjetorit nga tërmeti në Shkup me moton "Solidariteti për ballafaqim me sfidat zhvillimore të së sotmes", sot do të realizohet stërvitje në terren për kërkim dhe shpëtim nga rënojat, ku do të marrin pjesë ekipe nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, ekipe nga Greqia, Qyteti i Shkupit dhe Kryqi i Kuq.

Ngjarja do të mbahet në Qendrën sportive-rekreative Saraj.

"Në kuadër të ngjarjeve të organizuara nga UNDP-Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara për 60-vjetorin e tërmetit katastrofik në Shkup, EMAK i 2-të nga Thesaloniki (Njësi e posaçme për përgjigje ndaj katastrofave), në bashkëpunim me brigadën zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, DMSH dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut do të mbajë demonstrim të pajisjes zjarrfikëse dhe të shpëtimit për opinonin. Hyrja është falas, kumtuan nga Ambadada greke në Shkup. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR