• e martë, 11 shkurt 2025

SPQ "8 Shtatori" duhet të mbetet "bekap" i mirë për qendrën klinike, thotë Taravari

SPQ

Shkup, 10 shkurt 025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot deklaroi se sipas tij, SPQ "8 Shtatori" duhet të mbetet një "bekap" i mirë për qëndron klinike.

"Mendoj se SPQ "8 Shtatori" duhet të jetë qendra e dytë klinike në Shkup, megjithatë duhet të japin më shumë ingerenca. Mendoj se "8 Shtatori" duhet të mbetet sikur edhe deri më tani "bekap" i mirë për Qendrën klinike", theksoi ministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas lëshimit në përdorim të stacionit të kompresorit për klinikat kirurgjikale.

Në pyetjen kur do të fillojë ndërtimi i qendrës së re klinike, ai u përgjigj se për viti 2025 nuk ka një plan të tillë.

"Për vitin 2026 do të flasim dhe do t'ju themi diçka konkrete", tha Taravari.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për spitalin në Shtip, ai tha se jo vetëm ai, por të gjitha spitalet kanë mbetur ashtu siç kanë qenë. Ai shprehu shpresën se pas qershorit do të fillojë një projekt i rinovimit, gjegjësisht spitaleve të reja në Shtip dhe Kërçovë.

"Tani po të thosha se do t'i bëjmë menjëherë, kjo do të ishte e pamundur. Këtë vit, ne po planifikojmë të hapim katër spitale për të filluar. Strumicë, "Shën Erasmus", Kërçovë, Shtip. Këto janë në planet tona për këtë vit, duke përfshirë renovimin e departamenteve këtu në Klinike, por edhe në spitale të tjera", u përgjigj ai kur u pyet kur mund të priten përmirësime të kushteve.

Ministri tha se është optimist se së paku ai në Strumicë dhe "Shën Erazmus" do të përfundojë deri në fund të këtij viti dhe se spitalet e reja në Shtip dhe Kërçovë do të jenë gati për të paktën dy vjet.

I pyetur për koment për njoftimin se Inspektorati Shtetëror do të padisë Klinikën e Fëmijëve, ai u përgjigj se nuk do ta bëjë, "nëse mendojnë se duhet të padisë, le të padisë". Ministri tha gjithashtu se nuk ka të dhëna për pacientët "TikTok", të rinj që përdorin pesë deri në gjashtë paracetamole, të raportuar në Klinikën e Toksikologjisë.

"Është hera e parë që e dëgjoj këtë informacion, sepse sinqerisht nuk e përdor TikTok", iu përgjigj ai pyetjes së një gazetari. mb/

Video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR