• e shtunë, 06 dhjetor 2025

SPQ "8 Shtatori" bëhet me odë hiperbarike për mjekimin e plagëve kronike, djegieve, por edhe për nevojat e sportistëve

SPQ

Shkup, 27 tetor 2025 (MIA) - Në Repartin për mjekësi fizikale dhe rehabilitim në SPQ "8 shtatori" në Shkup së shpejti do të jetë në funksion oda hiperbarike për mjekimin e pacientëve me plagë kronike, këmbë diabetike, djegie, si dhe sportistëve. 

Shërbimi i ri është mundësuar si një projekt aktivitet i spitalit me donacion nga kompania "Zegin".

"Shërbimin më shpesh do ta përdorin pacientët me plagë kronike që vështirë shërohen, këmbë diabetike, djegie, por edhe nga kirurgjia plastike, pulmonologjia, segmente që punojnë në forcimin e imunitetit dhe jo vetëm pacientët, por edhe sportistë të shëndetshëm të cilët më tej përmes projekteve që planifikojmë do të përdoren për të forcuar performancën e tyre sportive. Për një kohë të shkurtët do të jetë në dispozicion të pacientëve, tha sot drejtori i SPQ "8 Shtatori", Sinisha Stojkoski, i cili e prezantoi pajisjen e re para kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu.

Për projektin e odës hiperbarike është punuar pesë muaj, dhe siç paralajmëroi Stojkoski, do të jetë në dispozicion të pacientëve për një kohë të shkurtër.

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se është mirënjohës që ekzistojnë kompani me përgjegjësi shoqërore që ndihmojnë në krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.

"Do të doja sa më pak pacientë të kenë nevojë për kujdes për djegie dhe më shumë nga sektori i sportit, por në jetë nuk dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë dhe të kesh një shërbim të tillë është një vlerë e shtuar për sistemin shëndetësor", tha Mickoski.

Ministri Aliu përshëndeti bashkëpunimin midis sektorit privat dhe atij publik, duke vënë në dukje se kjo do të kontribuojë për shëndetësi me cilësi më të mirë dhe më afër qytetarëve.

"Në vendet e suksesshme, bashkëpunimi midis institucioneve publike dhe private është kyç për inovacione, teknologji të reja, për shëndetësi më të mirë, dhe ne po ndjekim hapat e tillë", deklaroi Aliu. ls/ 

Foto: Printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR