• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Sportiko": Xhordan është sportisiti më i paguar në histori

Los Anxhelos, 9 mars 2024 (MIA) – Portali amerikan për sport dhe biznes "Sportiko" ka publikuar rang listën e përditësuar të sportistëve më të paguar në histori.

Vendi i parë i takon 6 herë kampionit të NBA-së, Majkëll Xhordan i cili fitoi 3.75 miliardë dollarë.

I dyti është lojtari i golfit Tajger Vuds (2.66 miliardë), ndërsa i treti është futbollisti Kristiano Ronaldo (1.92 miliardë).

"Sportiko" merr parasysh pagat, bonuset, paratë e çmimeve, si dhe të ardhurat e sportistëve nga aktivitetet josportive gjatë karrierës së tyre dhe në fund të saj, duke marrë parasysh inflacionin. 

Në Top 10 janë gjetur poashtu edhe: Arnold Palmer (golf) – 1.76 miliardë, Lebron Xhejms (basketboll) – 1.7 miliardë, Xhek Niklaus (golf) – 1.67 miliardë dollarë, Lionel Mesi (futboll) – 1, 67 miliardë, Dejvid Bekam (futboll) – 1.5 miliardë, Roxher Federer (tenis) – 1.49 miliardë dhe Flojd Mejveder (boks) – 1.48 miliardë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR