• e premte, 28 qershor 2024

Sportelet në Drejtorinë "Ujësjellës dhe kanalizim" sot dhe nesër do të punojnë deri në ora 14

Sportelet në Drejtorinë

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Sportelet për pagesë të “Ujësjellës dhe kanalizim” në Drejtorinë e ndërmarrjes do të punojnë sot nga ora 07:30 deri në 14:00, ndërsa nesër nga ora 09:00 deri në 14:00. Pikat e pagesës në Saraj, Shuto Orizarë dhe Lisicë nuk do të punojnë.

Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se nga dita e premte do të vazhdojnë me orar të rregullt të punës.

Vendimi, siç theksohet nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim”, është në përputhje me konkluzionet e seancës së 199-të të Qeverisë për shkak të mbajtjes së Takimit të 30-të ministror të OSBE-së. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR