• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spitali i Kumanovës pas disa orësh ka tejkaluar problemin e mungesës së autoambulancave

Spitali i Kumanovës pas disa orësh ka tejkaluar problemin e mungesës së autoambulancave

Kumanovë, 22 prill 2023 (MIA) - Spitali i përgjithshëm i Kumanovës e ka marrë autoambulancën që është lënë në servis, ndërsa për nevojat e pacientëve do të përdoret edhe një autoambulancë nga Shtëpia Shëndetësore në  Likovë, tha drejtoresha e spitalit Snezhana Zaharieva.

Pacientët nga Kumanova dhe komunat verilindore me afër 200 mijë pacientë kanë mbetur për disa orë pa autoambulancë për transport urgjent, sepse një automjet i marrë me donacion është përfshirë në aksident trafiku mëngjesin e sotëm, ndërsa dy të tjerët ishin në servis. 

Spitali me mjetet e saj ka lidhur kontratë dhe është në pritje të dorëzimit të një autoambulance të re. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s
 

QËNDRONI TË LIDHUR