• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spitali i fëmijëve "Kozle" shndërrohet në një klinikë universitare me veprimtari të zgjeruar

Spitali i fëmijëve

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Me vendim të Qeverisë nga 24 tetori, spitali i fëmijëve "Kozle", i ashtuquajtur ISHP Instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët “Kozle” u shndërrua në Institucion Shëndetësor Publik Klinikë Universitare për sëmundje të frymëmarrjes tek fëmijët “Kozle” – Shkup. Me vendimin mundësohet zgjerimi i veprimtarisë së këtij institucioni shëndetësor përmes kujdesit shëndetësor specialisto-konsultativ dhe spitalor dhe veprimtarisë shëndetësore në nivel terciar në fushën e sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët dhe fibrozës cistike.

Gjithashtu, përfshin edhe veprimtari edukative, kryerje të përmirësimit të punonjësve shëndetësorë dhe veprimtarisë kërkimore-shkencore, si dhe kryere të shërbimeve shëndetësore që kërkojnë trajtim shëndetësor profesional, organizativ dhe teknologjik kompleks dhe multidisiplinor në fushën e sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët dhe fibrozës cistike, përmirësimin dhe zbatimin e kritereve doktrinore profesionale-mjekësore në fushën e tyre dhe ofrimin e ndihmës profesionale-metodologjike për institucionet shëndetësore nga dega përkatëse e mjekësisë.

Pritet që me vendimin për ndryshimin e veprimtarisë së këtij institucioni shëndetësor, të arrihet diagnostifikim, trajtim dhe mjekim më i shpejtë dhe më efikas i pacientëve dhe të ulet presioni ndaj institucioneve të tjera, me të cilën gjë do të sigurohet kujdes shëndetësor më i aksesueshëm dhe cilësor për pacientët. 

"Aftësitë dhe përvoja e punonjësve shëndetësorë në këtë klinikë, e cila njihet si lider rajonal në fushën e pulmonologjisë dhe alergologjisë pediatrike, ndër vite dhe dekada kanë treguar se çfarë do të thotë me përkushtim dhe sakrificë të ndihmosh fëmijët e sëmurë, të pamundurit, më të vegjëlit tanë, me të dashurit tanë, për ata që shpresojnë tek stafi mjekësor që janë pjesë e këtij institucioni. Sot me krenari shpërblejmë besimin e qytetarëve në institucioin shëndetësor "Kozle", të cilin vendosëm ta shndërrojmë nga Institut në Klinikë Universitare për sëmundje të frymëmarrjes tek fëmijët "Kozle" - Shkup. E merituar dhe me fat", tha kryeministri.

Ai gjithashtu ndau edhe përvojën e tij personale për një operacion të suksesshëm të djalit të tij dhe falënderoi mjekët që punojnë në spital.

Tranformimi i "Kozles" në Klinikë, sipas ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti është një hap i madh përpara për institucionin dhe një njohje e punës dhe angazhimit të përkushtuar të drejtuesve dhe të gjithë stafit mjekësor dhe jomjekësor, të cilët aplikojnë një qasje eksperte dhe multidisiplinare në fushën e sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët dhe fibrozës cistike.

Duke u shndërruar në një klinikë universitare, theksoi ministri, ky institucion forcohet si një bazë mësimore-shkencore brenda së cilës stafi i lartë profesional do të transferojë njohuritë dhe përvojën e tyre tek specialistët dhe studentët më të rinj.

"Klinika Universitare Kozle, e cila ekziston si institucion prej 72 vitesh, është e vetmja qendër në Ballkan që trajton ekskluzivisht sëmundjet e frymëmarrjes, pra sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët. Këtu kryhen në nivel vjetor mbi 35 mijë ekzaminime ambulatore dhe mbi 4 mijë shtrime të fëmijëve me sëmundje respiratore dhe në stafin profesional janë 55 mjekë specialistë dhe subspecialistë nga mbi 200 punonjës shëndetësorë", tha Mexhiti.

Dr. Jetmir Ziberi, drejtor mjekësor i "Kozles" dhe kirurg në spitalin, tha se shndërrimi i tij në një institucion të lartë arsimor dhe edukativ është një vendim historik që pason pas vullnetit të shprehur qartë të 219 punonjësve.

"Por pas vendimit që të transfermohemi në klinikë universitare qëndrojnë fakte dhe rezultate impresive. Vetëm për vitin 2023 janë kryer mbi 35 mijë kontrolle ambulantive, mbi 40 mijë hospitalizime dhe shërime të fëmijëve, mbi 150 bronoskopë nga të cilat 37 janë me largim të trupave nga mushkëritë e bardha”, tha Ziberi.

Kumtoi se me ndihmën financiare të Ministrisë së Shëndetësisë, një numër më i madh i mjekëve të tyre arsimohen në klinikën “Rebro” në Zagreb dhe se vitin e ardhshëm do të ketë bashkëpunim më intensiv me institucionet tjera shëndetësore dhe shkencore.

"Në kohën më të shkurtër të mundshme do t'i afrohemi kushteve që ofrojnë të gjitha klinikat evropiane në mjekimin e fëmijëve si pasuria jonë më e madhe", theksoi drejtori Ziberi. ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR