Spitalet në Gazë do të mund të mbesin pa energji për disa orë
- Spitalet në Gazë për disa orë do të mund të mbesin pa energji, paralajmëroi Komiteti Ndërkombëtarë i Kryqit të Kuq (KNKQ).
- Post By Fami Bajrami
- 12:29, 12 tetor, 2023

Gazë, 12 tetor 2023 (MIA) - Spitalet në Gazë për disa orë do të mund të mbesin pa energji, paralajmëroi Komiteti Ndërkombëtarë i Kryqit të Kuq (KNKQ).
Ata më herët paralajmërojnë se spitaleve po u mbarojnë karburantet për gjeneratoret e tyre të energjisë elektrike në Gazë.
Drejtori rajonal i KNKQ për Lindjen e Mesme, Fabricio Karboni deklaroi se, ashtu siç kemi kuptuar, ende ka karburante për gjeneratorët, por ndoshta vetëm edhe për disa orë. rq/ar/
Foto: Arkivi i MIA-s