• e hënë, 23 dhjetor 2024

SPGPM: Qeveria të ndalojë menjëherë me diskreditimin e gazetarëve

SPGPM: Qeveria të ndalojë menjëherë me diskreditimin e gazetarëve

 

 

Shkup, 2 shkurt 2023 (MIA) - Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) reagon ashpër ndaj qëndrimit të pahijshëm dhe të paturpshëm të ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndaj gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qever, në të cilën ai i sulmoi gazetarët, duke përçmuar punën, profesionalizmin dhe kompetencën e tyre dhe duke sulmuar integritetin e tyre.

Në pjesën e parashikuar për pyetje gazetareske Bekteshi sot, në vend që të përgjigjet për çmimet e gazit natyror, pyetje e parashtruar nga gazetarja e Kanal 5, e akuzoi për parashtrimin e pyetjeve gazetareske të të tjerëve, ndërsa sipas indikacionit të gazetarit të Tv Telma se nuk është herap e parë që ministri komenton pyetje gazetareske dhe se kjo është e vrazhdë nga ana e tij, Bekteshi u përgjigj se gazetarët nuk janë në konferencë për shtyp për të komentuar por për të bërë pyetje.

SPGPM beson se qëndrimi arrogant dhe nënçmues i Bekteshit ndaj gazetarëve sot është jo vetëm skandaloz dhe i papranueshëm, por edhe vështirëson punën e gazetarëve dhe punonjësve të medias dhe mund të shkaktojë autocensurë, sjellje armiqësore ndaj tyre, duke rrezikuar sigurinë e tyre, si dhe shkeljen e integritetit të tyre.

Sindikata kërkon që zyrtarët të ndalojnë me diskreditimin e gazetarëve dhe punonjësve të medias dhe të ndalojnë të përfshihen në kërcënime përa atë se si dhe për çfarë qëllimi ata parashtrojnë pyetje me interes publik.

"Qëndrimi i sotëm i papranueshëm i Bekteshit ndaj gazetarëve është vetëm një në një sërë sjelljesh të papranueshme të politikanëve ndaj tyre, të cilat janë bërë më të shpeshta në periudhën e kaluar dhe për të cilat SPGPM beson se është koha të ndalen", theksohet në kumtesën e SPGPM. 

SPGPM dëshiron t'u kujtojë politikanëve dhe zyrtarëve shtetërorë se ndjeshmëria e tyre ndaj çështjeve gazetareske duhet të jetë shumë e lartë, veçanërisht për çështjet që lidhen me vendimet e tyre që kanë implikime për buxhetin dhe shpenzimin e parasë publike. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR