Spens myslimani i parë në fanellën e kombëtares së Anglisë
- Mbrojtësi i Totenhemit, Xhed Spens (25) hyri në histori si myslimani i parë që luajti në fanellën e kombëtares së Anglisë.
Londër, 10 shtator 2025 (MIA) – Mbrojtësi i Totenhemit, Xhed Spens (25) hyri në histori si myslimani i parë që luajti në fanellën e kombëtares së Anglisë.
Futbollisti i lindur në Londër hyri në lojë në minutën e 69-të të ndeshjes kualifikuese të Anglisë për Kampionati botëror në Beograd të martën në mbrëmje, e cila përfundoi me fitore të ekipit anglez prej 5-0.
"Jam i befasuar që jam i pari, kështu që është një bekim. Është mirë të bësh histori dhe shpresoj që kjo t'i frymëzojë fëmijët në mbarë botën të kenë sukses siç pata unë. Pavarësisht fesë suaj, besoni në Zot", tha Spens.
Edhe pse myslimanët përbëjnë rreth gjashtë për qind të popullsisë në Britaninë e Madhe, numri midis futbollistëve profesionistë është shumë më i vogël. ls/
Foto: EPA