• e premte, 04 tetor 2024

SPB Tetovë zbardhi pesë vjedhje të rënda në objekte fetare në rrethinën e Tetovës, arrestohet hajduti

SPB Tetovë zbardhi pesë vjedhje të rënda në objekte fetare në rrethinën e Tetovës, arrestohet hajduti

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Tetovë, sot rreth orës 10 e 30 minuta në f. Sedllarcë e Poshtme e kanë privuar nga liria 53 vjeçarin T.B. nga Shtipi.

Nga MPB infirmuan se ai dyshohet se nga qershori deri mëtani ka kryer pesë vjedhje në kisha në komunën e Jegunocës. Me përdorimin e forcës ka hyrë në objekte dhe më së shpeshti ka vjedhur të holla.

"Tek ai janë gjetur vegla të ndryshme të cilat i ka shfrytëzuar gjatë kryrjes së veprave penale. T.B. është në mbajtjenë Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës", sqarojnë nga MPB. bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR