SPB Shkup zbardhi rastin me armët e gjetura në Haraçinë
- SPB Shkup zbardhi rastin me armët e gjetura nga nëpunësit e tyre policor më 18 dhjetor në territorin e komunës së Haraçinës, informon Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Sara Ademi
- 07:30, 31 dhjetor, 2024
Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - SPB Shkup zbardhi rastin me armët e gjetura nga nëpunësit e tyre policor më 18 dhjetor në territorin e komunës së Haraçinës, informon Ministria e Punëve të Brendshme.
"Përveç rrugës lokale nga fshati Orllancë drejt fshatit Nikushtak u gjetën nëntë pushka automatike, një mitralez dhe sasi e madhe e municionit. Pas masave adekuate të ndërmarra dhe aktiviteteve si dhe pas ekspertizave të kryera në Departamentin e Hetimeve të Mjekësisë Ligjore, është konfirmuar se armët janë të H.S.(29) nga Kumanova", njoftoi MPB.
H.S. (29) pardje është privuar nga liria në vendkalimin kufitar Bllace, ndërsa nga ana e Njësisë për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup është ngritur padi adekuate me procedurë urgjente dhe dje (30 dhjetor) nga gjykatësi i procedurës paraprake i është shqiptuar masë paraburgimi 30-të ditësh. sa/
Foto dhe video: Ministria e Punëve të Brendshme