• e martë, 05 nëntor 2024

SPB Shkup e zbardhi vrasjen në Haraçinë

SPB Shkup e zbardhi vrasjen në Haraçinë

Shkup, 3 nëntor 2024 (MIA) - Lidhur me veprën e kryer penale "vrasje" më 01.11.2024 në Haraçinë të Shkupit, ku me armë zjarri u vra S.A.(50) nga fshati Haraçinë, ndërsa H.A.(20) nga fshati Haraçinë, mori plagë nga arma e zjarrit, nga ana e Njësisë për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet, me ç'rast është konstatuar identiteti i kryesve dhe atë SH.SH.(23) nga fshati Haraçinë dhe E.SH.(31) po ashtu nga fshati Haraçinë.

Nga MPB sot kumtuan se gjithashtu është konfirmuar edhe automjeti me të cilin është kryer vepra penale, "audi A5" me targa të Shkupit, në pronë të E.SH., që është gjetur dhe marrë.

"Më 02.11.2024, nga Njësia për Krime të Dhunshme, në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, është paraqitur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër Sh.Sh. për veprën penale “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 123 të Kodit Penal dhe për veprën penale “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Një kallëzim penal është paraqitur edhe kundër E.Sh. për veprën penale “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 123 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe për veprën penale “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. E.Sh. është arrestuar, ndërsa SH.SH. është në arrati dhe po ndërmerren masa për gjetjen e tij", thonë nga MPB.

Nga ana e Gjykatësit të procedurës paraprake dy personave të paraqitur u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, sqarohet në kumtesën e MPB-së. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR