• e hënë, 23 dhjetor 2024

SPB Manastir parashtroi kallëzime penale ndaj katër personave për zjarrvënie

SPB Manastir parashtroi kallëzime penale ndaj katër personave për zjarrvënie

Shkup, 14 shtator 2024 (MIA) - SPB Manastir ka parashtruar pesë kallëzime penale kundër katër personave fizik dhe një personi juridik nga neni 288 i Kodit Penal për zjarre të shkaktuara në harkun kohor prej dates 15.06.2024 deri më 10.09.2024 në Prokurorinë Themelore Publike Manastir.

Kallëzim penal është parashtruar kundër GJ.D. (70) nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se më datën 29.07.2024 ka ndezur zjarr në një arë, pronë e tij, në atarin e fshatit Bratindoll- Manastir, me qëllim të asgjësimit të insekteve. Për shkak të erës zjarri është përhapur në fushat fqinje, më pas është shuar nga Njësiti Territorial i Zjarrfikësve Manastir.

Kallëzimi i dytë është kundër T.I. (27) nga fshati Kremenicë, i cili më 4 shtator i ka vënë zjarrin kashtës në atarin e fshatit dhe i treti është kundër personit juridik, pasi më 3 gusht në fshatin Strezhevë, nga telat që kanë rënë nga një shtyllë në pronësi të personit juridik të raportuar ka shkaktuar zjarr i cili ka përfshirë barin e thatë dhe pemët.

Kallëzimi i katërt është ndaj personit R.R.(58) me vendbanim të përkohshëm në Manastir, i cili  me datë 04.08.2024 i ka vënë flakën një hambari në fshatin Cërneec- Manastir, e më pas zjarri është përhapur në zonën e afërt ku është djegur barë i thatë. Poashtu, është parashtruar kallëzim penal edhe ndaj P.B. (46) nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se i denoncuari më datën 04.08.2024 rreth orës 20:00 në f. Lopatica- Manastir, në vendin e quajtur "Belan Atar" ka ndezur një zgarë pranë vreshtës së tij dhe e ka lënë të pashuar, duke shkaktuar zjarrin.

Të gjithë akuzohen për "shkaktim të rrezikut të përgjithshëm" sipas nenit 288, paragrafi 1 i Kodit Penal. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR