• e premte, 05 dhjetor 2025

SPB Kumanovë: Nuk janë regjistruar shkelje, porocesi zgjedhor po zhvillohet qetë

SPB Kumanovë: Nuk janë regjistruar shkelje, porocesi zgjedhor po zhvillohet qetë

 Kumanovë, 2 nëntor 2025 (MIA) - Sektori për Punë të Brendshme i Kumanovës sot informoi se  në rajonin e sektorit i cili mbulon gjashtë komuna në verilindje nuk janë regjistruar shkelje për prishjen e heshtjes parazgjedhore dhe deri më tani procesi po kalon pa shkelje të rendit dhe qetësisë.

 "Ju informojmë se në rajonin e SPB të Kumanovës nuk janë regjistruar shkelje të heshtjes parazgjedhore dhe deri më tani procesi zgjedhor po kalon qetë pa asnjë shkelje të rendit dhe qetësisë publike", bënë të ditur nga SPB Kumanovë.

Të drejtë të votës në komunën më të madhe kanë 94.041 votues, të cilët votojnë në 164 vendvotime. 

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR