• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Secili që merret me krim do të bartë përgjegjësi për atë, policia është pararoje e sigurisë

Spasovski: Secili që merret me krim do të bartë përgjegjësi për atë, policia është pararoje e sigurisë

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Secili që merret me krim do të duhet të bartë përgjegjësi për tërë atë që do ta bëjë, ndërkaq policia e vendit është këtu dhe stuhishëm do të qëndrojë si pararoje e sigurisë, deklaroi sonte ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Rreth sulmit të parmbrëmshëm afër kalasë, Spasovski tha se është e mundur të bëhet fjalë për qërim hesapesh në kuadër të një strukture kriminele apo me grupe të tjera kriminele, gjë të cilën duhet ta konstatojë hetimi.

"Po zbatojmë një aktivitet të gjerë operativ, të quajtur 'Qyteti i sigurt' dhe ai aktivitet është i kahëzuar mu drejt strukturave të tilla kriminele. Tërë atë që e ndërmarrim, e ndërmarrim për të paranhdaluar shantazhime, kërcënime dhe shitje të lëndëve narkotike dhe armëve në tërë qytetin. Për shkak të qytetarëve, për shkak të të gjithëve që meritojnë paqe dhe qetësi policia vazhdon me aktivitetin operativ", tha Spasovski në përgjigje të pyetjes së MIA-s.

Ministri porositi se mbështetësit e strukturave kriminele në të gjitha sferat e jetesës shoqërore gjithnjë e më tepër po zhgënjehen sepse policia nuk do të lejojë dikush të amnistohet për krimin që e ka bërë.

Ai shtoi se hetimi rreth incidentit afër kalasë kërkon konstatim të hollësishëm të fakteve dhe dëshmive dhe MPB e zbaton në bashkëpunim me prokurorinë publike dhe se tërë ajo që do të konstatohet si fakte, dëshmi dhe argumente në momentin kur të përfundojë hetimi, do t'i kumtohet opinionit. ab/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR