• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Spasovski: Rritet aktiviteti zbulues në parandalimin e tentativave për kalime të paligjshme

Spasovski: Rritet aktiviteti zbulues në parandalimin e tentativave për kalime të paligjshme

Demir Kapi, 8 shkurt 2023 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sonte i vizitoi nëpunësit policorë të pikës për luftë me migrimin ilegal dhe trafikimin në Demir Kapi

Vizita është në kuadër të aktiviteteve për kontrollin dhe kontrollimin e aktiviteteve të punës në planin operativ në sferën e parandalimit të migrimit ilegal, i cili, siç tha Spasovski, është një sfidë jashtëzakonisht e madhe jo vetëm për këtë vend, por edhe për Bashkimin Evropian dhe më gjerë.

"Ajo që u prezantua nga kolegët që punojnë drejtpërdrejt në terren, tregon se përkushtimi, qëllimet, detyrat që i janë caktuar policisë tonë realizohen me një ritëm që garanton sigurinë e shtetit dhe synimet në këtë rajon", deklaroi Spasovski.

Ai potencoi se një prej prioritetet në të cilat është duke u punuar është parandalimi i imigrimit ilegal. Vitin e kaluar, potencoi ministri, e përfunduam me rritje prej 100 për qind të aktivitetit zbulues gjatë parandalimit të përpjekjeve për migrimin ilegal.

"Për një periudhë të gjatë kohore, së bashku me kolegë nga disa vende evropiane kemi punuar me shumë përkushtim për aksione të përbashkëta dypalëshe dhe për sigurimin e kufirit jugor, por edhe të brendshëm, për shkak të parandalimit të hyrjeve të paligjshme në vend dhe zbulimit të kontrabandimit të emigrantëve është një nga gjërat më të rëndësishme", deklaroi Spasovski.

I falënderoi të gjithë pjesëtarët e misionit bilateral për aktivitetet dhe sukseset që i kanë bashkë me policinë e vendit pasi, siç potencoi, kanë bërë që Maqedonia e Veriut të jetë shtet që përballet në mënyrë të shkëlqyer me parandalimin e hyrjes ilegale.

Sipas MPB-së, vitin e kaluar në kufijtë me vendet fqinje janë parandaluar 27.391 përpjekje për kalime ilegale.

Kufiri jugor akoma është pikë kryesore për hyrjen e emigrantëve dhe lëvizjen e tyre të mëtejme, që shihet edhe për nga numri i përpjekjeve të parandaluara me Greqinë, 24.965, ku është vërejtur rritje e përpjekjeve për 35,5 për qind.

 

QËNDRONI TË LIDHUR