• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Roli i Departamentit të Njësive të Aviacionit pranë MPB-së ishte vendimtar në ballafaqimin me zjarret dhe misionet e shpëtimit

Spasovski: Roli i Departamentit të Njësive të Aviacionit pranë MPB-së ishte vendimtar në ballafaqimin me zjarret dhe misionet e shpëtimit

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Në selinë e Njësisë së helikopterëve për çështje policore në Idrizovë u mbajt ceremonia solemne me rastin e 54 vjetorit  të formimit të Departamentit të Njësiteve të Fluturakeve pranë MPB-së, në të cilën fjalime të tyre kishin ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, kryeshefi i Departamentit të Njësiteve të Fluturakeve, Nenad Aleksovski, si dhe sekretarja shtetërore e Republikës së Sllovenisë, Tina Heferle, në prani të udhëheqësisë së MPB-së dhe një numri të madh të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, bashkëpunëtorë të Departamentit.

Duke theksuar se përmes qasjes së lartë profesionale nëpër vite, Departamenti u formua si një element i rëndësishëm operativ i cili u shërben të gjitha njësiteve njësiteve funksionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministri Spasovski në fjlaimin e tij e potencoi thelbin e punës të Departamentit.

"Kur flasim për segmentin e veprimit operativ të Departamentit të Njësiteve të Aviacionit ky paraqet një thelbet e punës policore, përmes të cilit zhvillohen të gjitha detyrat nga fusha e antiterrorizmit, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjes dhe shpëtimit, ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe punë tjera policore", tha Spasovski.

Gjatë kësaj, ai bëri një retrospektivë të zhvillimit të Departamentit.

"Nga vitit 2017 e këtej e dinaminizuam procesin e aftësimit material-teknik të shërbimeve policore dhe të nëpunësve policorë në nivel të MPB-së, në këtë mënyrë edhe në Departamentin e Njësiteve të Aviacionit  u orientuam në drejtim të zhvillimit të vazhdueshëm dhe të modernizimit, si në drejtim të pajisjeve personale të nëpunësve policorë të cilët punojnë këtu, poashtu edhe në drejtim të përmirësimit të objekteve dhe të infrastrukturës të cilën ata e shfrytëzojnë në punën e përditshme. Në këtë periudhë u investua në disa nevoja të domosdoshme të Njësitit, jo vetëm nga apekti i nevojave materialo-teknike duke filluar me objektin e rinovuar të Njësitit, trau për desant të ekipeve nga ajri, rezervoarë për shuarjen e zjarreve, por edhe në pajisjen personale për të punësuarit me uniforma fluturimi dhe pajisje special fluturimi, por edhe me uniforma për personelin për mirëmbajtje teknike", tha ministri Spasovski.

Spasovski posaçërisht e potencoi edhe sezonin e verës dhe shuarjen e zjarreve, si dhe misionet e shpëtimit nga ana e Deprtamentit.

"Atë që posaçërisht dëshiroj ta potencoj gjatë veprimit policor gjatë kohës së verës, në tre vjetët e kaluara, ku Departamenti i Njësiteve të Aviacionit ishte vendimtar në ballafaqimin me zjarret në territorin e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj, duke bashkëpunuar me një numër të madh të institucioneve të aparatit shtetëror, pjesëtarët e Njësitit të Helikopterëve për Çështje Policore dhe për Dedikime Speciale gjithmonë janë të parët në kundërshtimin sistemor, mbrojtjen, parandalimin nga zjarret, dhe gjithsesi ia vlen të përmenden është numri i madh i misioneve të shpëtimit të realizuara në koordinim me shërbimet tjera policore, së pari me Departamentin për Operacione Speciale Policore-Njësiti Special Antiterrorist “Tigri” dhe Njësiti për Pozicionim të Shpejtë”, theksoi Spasovski, me bindjen se edhe në vitet e ardhshme pjesëtarët e Departamentit do të jenë në krye të detyrave dhe në mënyrë profesionale dhe me përkushtim si edhe deri më tani së bashku do të investojmë energji plotësuese dhe entuziazëm në rritjen dhe zhvillimin e Departamentit, me të vetmin qëllim-ndërtim të policisë si servis të qytetarëve dhe garantues i sigurisë dhe mbrojtjes.

Në fjalimin e tij, kryeshefi i Departamentit të Njësiteve të Aviacionit, Nenad Aleksovski, theksoi se me përkrahjen e deritanishme të udhëheqësisë së MPB-së janë realizuar një numër i projekteve me interes për qytetarët dhe shtetin.

"Në të vërtetë, me përkrahjen e vazhdueshme të Ministrisë, DNJA ia arriti të realizojë një numër të madh të projekteve të cilët kontribuan për përmirësimin e kushteve  dhe mundësive për punë të DNJA-së siç është rikonstruksioni i objektit të NJH-së për Çështje Policore, furnizimi dhe instalimi i traut për desant të ekipeve nga ajri si dhe rezervuarë për shuarjen e zjarreve, pajisja personale për të punësuarit me uniforma fluturimi dhe pajisje special fluturimi, por edhe uniforma për personelin për mirëmbajtje teknike. Në mënyrë paralele është punuar edhe në mirëmbajtjen e nivelit të lartë teknologjik përmes servisimit të rregullt dhe servisimit të fluturakeve si dhe në modernizimin e tyre, furnizim me pajisje të navigacionit dhe radio-pajisje, TETRA sisteme për komunikim, si dhe me furnizim me pajisje për fluturaket dhe për aktivitete operative me karakter shpëtimi, posaçërisht në pjesën e shuarjes së zjarreve”, theksoi Aleksovski. Gjatë kësaj ai i ndau edhe planet e ardhshme për zhvillimin e Departamentit.

“Në periudhëne ardhshme plani i Njësitit është të vazhdojë me zhvillimin në drejtim të hapjes të qendrës së saj të shkollimit për trajnimin e pilotëve, sigurimin e trajnimeve tjera të avancuara, si: trajnim pë instruktorë të llojit të helikopterëve, trajnim për instruktorë për fluturime, trajnim për fluturim në kushte instrumentale, shfrytëzimi i pajisjeve për fluturim gjatë natës (NVG) dhe trajnime tjera me të cilat do të rritet niveli dhe aftësimi i personelit për fluturime”, theksoi Aleksovski.

Nga ana e sekretares shtetërore të Republikës së Sllovenisë, Tina Heferle u theksua bashkëpunimi i mirë ndërmjet Republikës së Sllovenidë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që së bashku të kremtojmë këtë Ditë, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut janë vende mike, na lidhin lidhje afatgjate. Përkrahaj e madhe e Sllovenisë për NATO dhe BE ka qenë gjithmonë e sinqertë, dhe këtë e dëshmuan në shumë mënyra të ndryshme.

Gjithmonë  kur bashkëpunojmë mirë, mund të ndihmojmë në mënyrë efikase, sot po më gëzon ekpozimi i pajisjeve të helikopterëve i cili është në kuadër të ndihmës zhvillimore të cilën e dërguam për Maqedoninë e Veriut për përforcimin në kryerjen e detyrave policore, duke përfshirë edhe shpëtimin e individëve.
Dorëzimi i pajisjeve të helikopterëve është rezultat i bashkëpunimit të mirë në rajonin e njësiteve të helikopterëve. Besoj se bashkëpunim të këtillë do të kemi edhe në të ardhmen. Ju dëshiroj punë të suksesshme”, theksoi Heferle.

Në fund të solemnitetit u ndanë mirënjohje dhe pllaketa për bashkëpunim të suksesshëm me Departamentin të Njësiteve të Aviacionit. ab/

Foto: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR