• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Qytetarët e njohin gatishmërinë për t'i dëgjuar

Spasovski: Qytetarët e njohin gatishmërinë për t'i dëgjuar

Shkup, 22 korrik 2023 (MIA) - Jam i kënaqur me takimet me qytetarët në kuadër të “Kabinetit të Hapur” – qytetarët e njohin gatishmërinë për t’i dëgjuar, me propozime që vijnë direkt prej tyre, të cilat së bashku me ekipin i shikojmë me shumë vëmendje, sepse këto janë probleme me të cilat ata i perceptojnë dhe po ballafaqohen dhe kështu mund të kemi zgjidhje të shpejta, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme në faqen e tij në Fejsbuk.

Ministrja thekson se në kuadër të këtyre takimeve qytetarët rrallë vijnë për çështje personale, por vijnë për të mirën e përbashkët të të gjithëve.

"Flasim për sigurinë në komunikacion, dëgjojmë lëvdata për praninë më të dukshme të policisë nëpër qytete, kontrolli i policisë rrugore është i dukshëm, reduktimi i pridhjeve të rendit dhe qetësisë publike, vjedhjet e rënda, grabitjet..., dëgjojmë propozimet në fushën e punëve drejtuese, në fushën e dhënies së lejeve... - e gjithë kjo ka krijuar një perceptim të madh të sigurisë tek qytetarët se gjendja e sigurisë është përmirësuar shumë", shkruan Spasovski. 

Sipas njoftimit të ministrit, në të gjitha takimet e mëparshme në mbarë vendin, bashkërisht është konstatuar se nuk ka selektivitet në trajtim, trajtohen të gjitha rastet, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë. qa/shk/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR